Shkencëtarët japin lajmin e mirë: Vaksina anti-Covid, e suksesshme tek majmunët

Duket se nxjerrja në treg e një vaksine, është një ide e largët. Por një shenjë e mirë vjen nga Universiteti i Oksfordit, pasi vaksina anti-Covid rezulton e suksesshme tek majmunët.

Gjashtë majmunëve u është dhënë një vaksinë anti-Covid, e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit. Sipas kërkuesve të cilët janë marrë me studimin në fjalë, majmunët janë pa koronavirus 28 ditë pas ekspozimit ndaj virusit.

Eksperimenti i majmunëve u krye në fund të marsit nga shkencëtarë të qeverisë në Laboratorin Rocky Mountain në Hamilton, Montana.

Majmunët që u morën në eksperiment, janë të shëndetshëm. “Makakë rezus është pothuajse gjëja më e afërt që kemi me njerëzit”, tha Vincent Munster, drejtuesi i Njësisë së Ekologjisë së Virusit në laborator, për ‘The Times’.