E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
17 C
Tirana

Shkencëtarët: Ja kur Covid-19 do të bëhet një virus i zakonshëm sezonal

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu mbush 91 vjeç, ja disa fakte nga jeta e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Mosisiu sot feston 91-vjetorin e lindjes. I lindur në Shkodër në vitin 1929, djali i Spiro Moisiut, në moshën 73-vjeçar...

Falë bllokimit të hundëve, kollitjeve dhe ftohjeve të vazhdueshme që shoqërojnë muajt më të ftohtë të vitit, ne të gjithë jemi shumë të njohur me modelet sezonale të disa viruseve të frymëmarrjes.

Por një përmbledhje e re e botuar në “Frontiers in Public Health” sugjeron që Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2, ka të ngjarë të ndjekë shembullin e viruseve të tjera, dhe të bëhet sezonal në vendet me klimë të butë, por kjo gjë vetëm kur të arrihet imuniteti i tufës.

Deri në atë kohë, Covid-19 do të vazhdojë të qarkullojë në të gjitha stinët. Këto përfundime, nxjerrin në pah rëndësinë absolute të masave të shëndetit publik, që janë shumë të nevojshme për të mbajtur nën kontroll virusin.

Autori i studimit dr. Hasan Zaraket, nga Universiteti Amerikan i Bejrutit në Liban, paralajmëron se “Covid-19 është këtu për të qëndruar, dhe ai do të vazhdojë të shkaktojë shpërthime epidemike gjatë gjithë muajve të vitet, derisa të arrihet imuniteti i tufës.

“Prandaj, publiku kudo në botë do të duhet që të mësohet të bashkëjetojë me të, dhe të vazhdojnë të praktikojnë masat më të mira parandaluese, përfshirë mbajtjen e maskave në fytyrë, distancën fizike nga të tjerët, higjienën e duarve dhe shmangien e tubimeve të mëdha”, thekson ai.

Studiuesi tjetër bashkëpunëtor në këtë studim dr.Hadi Jasin, nga Universiteti i Katarit në Doha, pohon se mund të ketë valë të shumta të Covid-19 përpara se të arrihet i ashtuquajturi imunitet i tufës.

Ne e dimë se shumë viruse të frymëmarrjes ndjekin modelet sezonale, veçanërisht në rajonet me klimë të butë.

Për shembull, gripi dhe disa lloje të koronavirusëve që shkaktojnë të ftohurën e zakonshme dihet se e arrijnë kulmin në dimër në zona me mot të butë, por qarkullojnë gjatë gjithë vitit në rajone tropikale.

Autorët e studimit i rishikuan këto viruse sezonale, duke ekzaminuar faktorët viralë që diktojnë sezonalitetin e tyre, si dhe njohuritë më të fundit mbi stabilitetin dhe transmetimin e SARS-CoV-2.

Studiuesit shpjegojnë se mbijetesa e virusit në ajër dhe në sipërfaqe të ndryshme, ndjeshmëria e njerëzve ndaj infeksioneve dhe sjelljeve njerëzore, siç është grumbullimi në ambiente të brendshme, ndryshojnë në të gjitha stinët për shkak të ndryshimeve të temperaturës dhe nivelit të lagështirës.

Lexo edhe :   Zyrtare/ Vijon ora policore, Komiteti i Ekspertëve nuk bën asnjë ndryshim
Lexo edhe :   Vaksinë për gripin edhe për të shëruarit nga virusi? Ç’thotë ekspertja e ISHP

Këta faktorë, ndikojnë në transmetimin e viruseve të frymëmarrjes në periudha të ndryshme të vitit. Gjithsesi, në krahasim me viruset e tjera të frymëmarrjes siç është gripi, Covid-19 ka një ritëm më të lartë transmetimi (R0), të paktën pjesërisht për shkak të qarkullimit në një popullatë kryesisht të pambrojtur.

Kjo do të thotë që ndryshe nga gripi dhe viruset e tjera të frymëmarrjes, faktorët që diktojnë sezonalitetin e viruseve, nuk mund të ndalojnë ende përhapjen e COVID-19 në muajt e verës. Por, pasi të arrihet imuniteti i tufës përmes infeksioneve natyrore dhe vaksinimit, R0 duhet të bjerë ndjeshëm, duke e bërë virusin më të ndjeshëm ndaj faktorëve sezonalë.

Një sezonalitet i tillë është raportuar edhe për koronavirusët e tjerë, përfshirë ato që u shfaqën kohët e fundit si NL63 dhe HKU1, të cilët ndjekin të njëjtin model qarkullimi si gripi.

“Ky mbetet një virus i ri, dhe pavarësisht përparimit të shpejtë të njohurive shkencore në lidhje me të, ka ende gjëra që janë të panjohura për ekspertët. Nëse parashikimet tona do të qëndrojnë të vërteta apo jo, mbetet për t’u parë në të ardhmen. Por ne mendojmë se shndërrimi i këtij virusi në një virusi sezonal është shumë i mundur, duke pasur parasysh atë që dimë deri më tani mbi. Pra Covid-19 do të bëhet në fund sezonal, ashtu si koronavirusët e tjerë”, thekson Zaraket.

Dr. Jasin thotë se “shkalla më e lartë globale e infektimeve me Covid-19 për frymë, u regjistrua në shtetet e Gjirit Persik, pavarësisht nga sezoni i nxehtë i verës”.

Edhe pse kjo sipas tij i atribuohet kryesisht përhapjes së shpejtë të virusit në komunitete të mbyllura, kjo e dhënë konfirmon nevojën për masat kontrolli rigoroze për të kufizuar përhapjen e virusit, derisa të arrihet imuniteti i tufës.

Burimi i lajmit: https://medicalxpress.com/news/2020-09-scientists-covid-seasonal-virusbut.html

Përshtati Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fëmijët e kanë braktisur/ Shqiptari i Kosovës kujdeset për të moshuarën serbe

Blagica Diçiç, 92 vjeçe dhe me shëndet të dobët, është e vetmja banore e një fshati të largët të pakicës serbe etnike në malet...

Venecia ”shuplakë” qeverisë: Ndryshimet në kodin zgjedhor të nxituara

Komisioni i Venecias i ka dërguar palëve politike, opinionin paraprak për ndryshimet kushtetuese dhe në Kodin Zgjedhor. Në përmbledhje Komisioni i Venecias ka gjetur se:...

Festoi me fanellën e Maradonës, dënohet Lionel Mesi

Leo Mesi është dënuar me 600 euro gjobë për festimin e golit ndaj Osasunës në kampionat, me bluzën e Maradonës. Pas ndarjes nga jeta të...

Putin urdhëron vaksinimin e popullsisë ruse duke filluar nga java e ardhshme

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar që vaksinimi masiv kundër Covid-19, të fillojë javën e ardhshme për popullsinë vendase. Të parët të cilët do...

Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Kurba e Covid-19, ka shënuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 705 persona rezultuan...