E hënë, 27 Shtator, 2021
20.5 C
Tirana

Shkëlzen Berisha nuk i ndahet Efraim Diverolit: Beteja vazhdon

Djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Floridës për të rihapur hetimet për trafikun e armëve dhe çështjen Gërdeci.

Ai bën një rezyme të padisë së tij të ngritur në vitin 2017 kundër Efraim Diverolit dhe dy punonjësve të tjerë të AEY për deklaratat e tyre të gënjeshtërta ndaj tij.

Berisha qartëson në një postim në Facebook se “as paditë e për rrjedhojë as vendimi i gjykatës nuk kanë asnjë lidhje me tragjedinë e Gërdecit, por vetëm me shpifjet që persona e lartpërmendur kanë tjerrur ndër vite në media të ndryshme ndaj personit tim për gjoja lidhje dhe ndikim në aktivitetin e AEY.”

Djali i ish-kryeministrit shprehet se “Gjykata e Shkallës së Parë vendosi që z. Lawson dhe botuesit e tij nuk duhet të mbajnë përgjegjësi për publikimin e gënjeshtrave ndaj meje meqë është djali i një politikani të njohur, dhe për pasojë person publik.”

Ai shkruan se ky vendim është apeluar në Gjykatën e Apelit për Qarkun e 11 dhe beteja ligjore vazhdon.

Postimi i plotë:

Dy fjale per nje beteje ligjore qe VAZHDON

Sic mund te jeni ne dijeni, ne vitin 2017 une ngrita padi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes kunder Efraim Diverolit dhe dy punonjesve te tjere te AEY, Alexander Podrizki dhe David Packouz, per deme te shkaktuara nga deklaratat e genjeshterta ne lidhje me mua, ne menyre qe te mbeshtetnin skemen e tyre kriminale per te mashtruar qeverine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Si pjese e kesaj ceshtje gjyqesore, une gjithashtu padita Guy Lawson dhe botuesit e librit te Lawson “Qente e Luftes” (apo “Armet dhe Cunat”) per publikimin e papergjegjshem te genjeshtrave te z. Diveroli dhe bashkpunetoreve te tij. Me botimin e ketij libri, z. Lawson nuk arriti te permbushe as standartet me minimale te gazetarise. Ai qellimisht shmangu intervista me mua dhe njerez te tjere qe kundershtonin genjeshtrat e Diverolit. Ai vendosi te bazohej ne deklaratat e pabazuara te nje grupi mashtruesish kronike dhe krimineleve te denuar, të cilet Lawson I pagoi per variantet e tyre te ngjarjes.

Per te gjithe ata qe kane rene pre e makinerise se shpifjes politike, me duhet te qartesoj se, as padite e per rrjedhoje as vendimi i gjykates nuk kane asnje lidhje me tragjedine e Gerdecit. Por vetem me shpifjet qe personat e lartpermendur kane tjerrur nder vite ne media te ndryshme ndaj personit tim per gjoja lidhje dhe ndikim ne aktivtetin e AEY.

Gjithsesi, gjate procesit gjyqesor, z. Diveroli deklaroi para gjykatës, nen betim se historia e perfshirjes time me AEY ishte nje trillim nga fillimi deri ne fund. Ne menyre me specifike, z. Diveroli pranoi qe:

1. Une nuk jam perfshire me AEY ne asnje lloj aspekti apo menyre;
2. Une nuk kam qene kurre ne nje takim me Diverolin ose me ndonje perfaqesues tjeter te AEY; dhe
3. Diveroli e trilloi kete histori per ti bere presion Kosta Trebickes qe te mos fliste per skemen mashtruese te AEY.

Por te vertetat qe dolen nga kjo ceshtje nuk mbarojne ketu. Dokumente te marra nga arkivat e z. Lawson deshmojne se qe ne vitin 2012, shume kohe para se ai te mbaronte hulumtimin e tij gazetaresk (nese mund te quhet I tillë), z. Lawson kishte vendosur sic shprehej dhe vete te “rrezonte Kryeministrin e Shqiperise”.Nje pjese teper e rendesishme e ketij plani ishte publikimi I ketyre genjeshtrave per te me demtuar mua. Me kete qellim, ai trilloi citime, burime dhe histori te ndryshme ne lidhje me mua.

Evidentimi I ketyre te vertetave te pamohueshme (ne mes shume te tjerave) nepermjet zbulimit te provave dhe fakteve ne kete process gjyqesor ka qene nje fitore shume e madhe morale per mua, vecanerisht pas gjithe ketyre viteve te mbushura me shpifje dhe genjeshtra ne lidhje me mua dhe AEY.

Gjykata e shkalles se pare vendosi qe z. Lawson dhe botuesit e tij nuk duhet te mbajne pergjegjesi per publikimin e genjeshtrave ndaj meje meqe une jam djali I nje politikani te njohur, dhe për pasojë person publik.

Me duhet te theksoj fort se ndryshe nga cfare eshte shkruar deri tani nga disa media (me qellim shpifjen), gjykata nuk beri asnje lloj percaktimi nese deklaratat e z. Lawson ishin te verteta apo jo. Gjykata thjesht vendosi qe bazuar ne interpretimin e saj te ligjit amerikan per mediat, z. Lawson nuk veproi me nivelin me te larte te keqdashjes kur publikoi ne menyre te papergjegjshme deklarata te genjeshterta ne lidhje me mua.

Sidoqofte avokatet e mi ne vleresimin e tyre profesional mendojne qe vendimi I gjykates per te mos lejuar qe z Lawson te gjykohet nga nje juri eshte thellesisht i gabuar.

Fatmiresisht, vendimi I kesaj gjykate nuk eshte nje vendim final. Ne momentin e leshimit te kesaj deklarate ky vendim eshte apeluar ne Gjykaten e Apelit per Qarkun e 11 dhe beteja ligjore vazhdon.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...