Rusia shkatërroi në ndeshjen hapëse të Botërorit Arabinë Saudite me rezultatin e thellë 5-0, ku protagonist me një gol dhe dy asiste ishte Aleksandr Golovin. 22-vjeçari është pjesë e CSKA së Moskës dhe shihet si një talent tepër premtues. Mjaftoi vetëm një ndeshje që të ndizeshe merkato për talentin rus.“Sky Sport Italia” ka shkruar ditën e sotme se Golovin pas ndeshjes të së enjtes është vënë nën shënjestrën e gjigantit të Serie A, Juventus. Kontaktet kanë qenë të menjëhershme dhe duket se është arritur një marrëveshje me përfaqësuesit e lojtarit që nga sezoni i ardhshëm të vishet bardhezi.
Kohët e fundit për Golovin është interesuar edhe Arsenali, por drejtuesit e klubit bardhezinj mesa duket janë treguar më të shkathët. “Mundësia për të marrë Golovin është më shumë se një mundësi”, u shpreh drejtori sportiv i Juventusit, Bepe Marota, në një prononcim për mediat disa ditë më parë.