E mërkurë, 22 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

Shkeljet në Doganën e Tiranës, punonjësve u mbahen rrogat

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj është shprehur se janë marrë 13 masa disiplinore në Degën Doganorë Tiranë

Në një deklarate për mediat, bëri të ditur se gjatë kontrollove janë evidentuar një sërë shkeljesh në këtë doganë dhe për këtë arsye janë ndërmarrë edhe masat administrative.

Sipas ministres, ndaj kreut të Degës Doganore të Tiranës dhe Përgjegjësit të Zyrës së Kontrollit Fizik është marrë masa e pezullimit nga e drejta e rritjes në detyrë.

Ndërkohë, për 8 punonjës të tjerë, ministrja deklaroi se është vendosur mbajtja e 1/3-ës së pagës për 6 muaj.

“Strukturat përgjegjëse te degës doganore Tiranë, nuk kanë respektuar procedurat dhe kërkesat e parashikuara në ligjin për evidentimin ndjekjen dhe ekzekutimin e vendimeve administrative të marra nga autoriteti doganor, për vjeljen e detyrimeve doganore të akcizës dhe rikuperimin me forcë të borxhit doganor për periudhën Janar –Dhjetor 2018. Gjithashtu u konstatuan praktika zddoganimi që nuk administrojnë procesverbalin e kontrollit fizik të formulaurt të rivlerësimit doganor, certifikatat e vlerësimit të llojit të mallit dhe klasifikimit tarifor, flet-analizat në mos respektim të parashikimeve ligjore”, deklaroi ministrja Etilda Gjonaj.

Masat disiplinore:

Masë disiplinore pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë përfshire dhe rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në 2 vjet, për kryetarin e degës doganore Tiranë, i cili ka qenë në detyrë në periudhën e konstatimit të shkeljeve.

Të njëjtën masë edhe për Përgjegjësin e Zyrës së Kontrollit Fizik.

Masë disiplinore me mbajtjen deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në 6 muaj, për 5 doganierë të kësaj degë dhe 2 specialistë të zyrës së rikuperimit më forcë të borxhit doganorë, si dhe për specialistin pranë zyrës juridike.

Vërejte me shkrim për 3 doganierë pranë sektorit të operacioneve doganiere.

Gjithashtu janë rekomanduar edhe 17 masa administrative me qëllim përmirësimin e veprimtarisë së këtij institucioni dhe vendosjen e ligjit në veprimtarinë e Doganave

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...