Kronikë

Shkeljet/ Mos mendoni se i shpëtuat policisë, ja pajisja që i hap telashe shoferëve

               Publikuar në : 12:57 - 12/01/19 S.N

Drejtuesit e mjeteve duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe të mos shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Kjo pasi pavarësisht nëse polici nuk ndodhet në rrugë në momentin që kryhet shkelja, pajisjet speciale do të jenë të vendosura në çdo rrugë e kryqëzim, duke ‘përgjuar’ çdo shkelje tuajën.

“Në kuadër të përmirësimit të shërbimit për kontrollin e territorit dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia Rrugore e Tiranës, ka vijuar monitorimet dhe patrullimet me përzgjedhje, sipas Planit të Veprimit, të hartuar enkas, për evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidentesh rrugore, por edhe shkak për trafik të rënduar apo pengesë për mjetet e transportit publik dhe mjetet e emergjencave civile e mjekësore”- njofton policia.

Ajo thekson se “nisur edhe nga kërkesat e shumta të qytetarëve të cilat i adresohen Policisë Rrugore në forma të ndryshme komunikimi, Rrugorët e kryeqytetit do vijojnë patrullimet dhe përdorimin e pajisjeve speciale në të gjitha rrugët dhe zonat e kryeqytetit për konstatimin dhe dokumentimin e shkeljeve edhe aty ku mungon 👮‍♀🚔.”

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT