E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

“Shkelës të të drejtave të njeriut”, Rama flet për protestën para Kuvendit

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka folur edhe mbi protestën që po zhvillohet jashtë dyerve të Kuvendit, kundër paketës “Antishpifje”.

Në fjalën e tij në foltore, Rama e cilëson këtë si një temë e cila është nxehur artificialisht. Kryeministri shtoi se në  ¾ e vende anëtare të OSBE, fyerja dhe shpifja janë vepër penale.

“Po ndalem tek tema e nxehur artificialisht. Para se të hyj në aspektin e ligjit, po u jap kontekstin ndërkombëtar që të kuptojmë se çfarë themi ne dhe ku është bota sot. Së pari, këtu jemi përballë një turme që nuk lexon, dhe madje nuk denjon të lexojë.  Sipas raportit te OSBE të 2017, thuhet se në ¾ e vende anëtare të OSBE, fyerja dhe shpifja janë vepër penale. Përgjegjësia civile për shpifjen e fyerjen rregullohet sipas modeleve që kanë një ligj të veçantë. Në SHBA Byroja Federale e Hetimit ndërhyn pa vendim gjykata fare dhe mbyllë me urdhër çdo lloj ëebsite dhe çdo përmbajtje, që konsiderohet cenuese në shumë aspekte. Në Gjermani është miratuar përmirësimi i zbatimit të ligjit. Ligji gjerman është përpjekja më e suksesshme për të shuar përmbajtjen potencialisht të dëmshme në internet. Tani vijmë te ne. Gjithë kjo punë e bërë, për të analizuar vendet e BE, i gjithë entuziazmi ynë, ndeshi që në fillim në pengesën nga përfaqësuesit e OSBE , BE dhe Këshillit të Evropës në formën e një fjalie, që mos iu referoheni këtyre vendeve se i kanë ligjet shumë të ashpra”, tha ai.

Sipas Ramës, gazetarët që janë në protestë para Kuvendit janë shkelës të të drejtave të njeriut. Ai përmend edhe incidentin me lajmin “fake” të publikuar pas situatës së tërmetit.

Lexo edhe :   Basha: Kur Rama qesh, Shqipëria qan. Njerëzit janë lodhur prej tij

“Ata që janë te dera janë shkelës të të drejtave të njeriut, që mos t’u cenohet në publik integriteti i tij, janë shkelës për të ndërtuar sipërmarrjen e tyre të lirë. Në 26 nëntor ka vdekur një njeri i pafajshëm si veprimtari e atyre që janë te dera. Dikush nga ato atje,kanë nxjerrë lajmin se Spitali i Durrësit po shembet. Kjo e ka kthyer spitali nga një vend pritës për të shpëtuar jetën në udhëkryqin e një kaosi, me mjekë dhe familjarë që donin të ikin një orë e më parë nga dera e spitalit. Deri këtu shkon, deri këtu mund të shkoj, sepse shkoi efekti negativ i fjalëve të lëshuara pa asnjë përgjegjësi. Liria e shtypit, e fjalës, është edhe përgjegjësi në të njëjtën kohë. Po ata që janë atje, kanë publikuar lajmin se qeveria fshehte 100 të vdekur në morgun e spitalit, duke krijuar një situatë kaotike atje.

Lexo edhe :   Berisha bën deklaratën e fortë për 21 janarin: Rama meriton burg të përjetshëm

Njerëzit u turrën te morgu. Nuk po iu flas as për veten time, familjen time, as për nënë time dhe as për vajzën tonë, as për  djalin tonë, as për prindërit e Dimtimr Bushatit e as për familjarët e Taulant Ballës, por po flas për ata se ndryshe nga ne që nuk e kanë një mikrofon për të thënë fjalën e tyre”, tha kreu i qeverisë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...