E premte, 23 Korrik, 2021
28.5 C
Tirana

Shkatërrohet karteli i drogës mes kolumbianëve dhe shqiptarëve

Një operacion i autoriteteve italiane që është zhvilluar në zonën e Katanias, kanë arrestuar disa shqiptarë dhe kolumbianë. Më konkretisht, janë 13 persona që janë vënë në pranga, por ende nuk dihen identitetet e tyre. Operacioni i koduar “Cocorito”, ka nisur disa kohë më parë, por është finalizuar mëngjesin e sotëm.

Duke iu referuar mediave vendase, grupet kriminale që janë goditur, janë shumë të forta dhe i cilësojnë si një kartel droge. Shqiptarët dhe kolumbianët kanë trafikuar sasi të mëdha droge, dhe gjatë hetimeve policia ka arritur që të sekuestroje një sasi prej 365 kilogram marijuanë dhe kokainë.

Arrestimet e 13 të dyshuarve janë kryer pas një urdhër ndalimi të lëshuar nga Gjykata e Katanias, pas kërkesës së bërë nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia të Katanias.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zyrtare/ Barcelona dhe Juventus përballen më 8 gusht në ”Camp Nou”

Barcelona dhe Juventusi do të zhvillojnë një ndeshje miqësore në datën 8 gusht. Lajmi është konfirmuar nga klubi italian, përmes një njoftimi në rrjetet...

Shtatorja e Sali Butkës/ Hajdari: Vështirësi në finalizimin e projektit

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari teksa ka folur për përurimin e shtatores së patriotit të madh shqiptar, Sali Butka, është shprehur se finalizimi i...

Shpejtësia në rrugë, një marrëzi që duhet ndalur

Nga Luan Rama Mendohej përgjithësisht se aksidenti i rëndë që ndodhi më 25 qershor të këtij viti në autostradën Fier – Vlorë, pra vetëm një...

Sfidat e gazetarëve në zonat me kriminalitet të lartë në Shqipëri

Raimond Kola, Zëri i Amerikës Disa zona me kriminalitet të lartë në Shqipëri përbëjnë një sfidë për raportimin e lajmeve. Gazetarët thonë se shpesh ndihen...

Për të tretën herë, zbulohet kokainë në kontejnerët e ”Alba Exotic Fruit”

Pasditen e sotme, në Portin e Durrësit janë sekuestruar 6.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar kokainë. Në kuadër të operacionit policor të koduar ''Rada'',...