E diel, 25 Korrik, 2021
20.5 C
Tirana

Shkarkohet nga detyra doganieri i Tre Urave të Përmetit/ Arsyeja

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka shkarkuar nga detyra doganierin Arten Ibrahimi.

Raportohet se ai u kap në Qafë Botë ku po tentonte të kalonte një sasi droge drejt Greqisë të fshehur në bagazhin e automjetit të tij “Toyota”.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se posedimi i lëndëve narkotike nga një zyrtar i saj përbën shkelje të rëndë të disiplinës në punë duke ulur imazhin e Doganës.

Doganieri Arten Ibrahimi u arrestua bashkë me 23-vjeçaren Kostandina Meci pasi tentoi të kalonte drogë drejt vendit fqinj.

NJOFTIMI NGA DOGANA: “Shkarkohet nga detyra doganieri që u kap me lëndë narkotike.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi, ka reaguar duke i zgjidhur menjëherë marrëdhëniet e punës shtetasit Arten Ibrahimi, me detyrë doganier peshore/Pikë Kontrolli, Zyra e Operacioneve Doganore, Dega Doganore Tre Urat.

Zgjidhja e marrëdhënieve të punës me shtetasin në fjalë u bë pas ndalimit nga Policia të tij në Pikën Kufitare të Qafë Botës, ku në mjetin që ai drejtonte u gjet lëndë narkotike.

Për vetë përgjegjësitë veçanta që ka Dogana Shqiptare konsiderohet shkelje shumë e rëndë kur nga vetë punonjësit e ADSH shkelen ligjet që rregullojnë punën e Doganave Shqiptare, ose që kanë lidhje me të dhe për të cilat janë ngarkuar ti zbatojnë.

Në këto kushte, posedimi i lëndëve narkotike përbën shkelje shumë të rëndë të disiplinës në punë, duke ulur imazhin dhe integritetin e ADSH, cenuar misionin e Doganës në arritjen e standardeve më të larta të etikës në fitimin e besimit të publikut”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t'i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin,...

Protesta masive në Australi, qytetarët kundër karantinës

Mijëra qytetarë australianë protestuan këtë të shtunë në disa qytete kryesore të vendit kundër karantinës totale që është vendosur në shumë zona për shkak...

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

Një grup i ligjvënësve amerikanë, i ka bërë thirrje Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që të shtyjë Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 dhe të ndërrojë...

Skandali Pegasus: Shtete që përdorën programin përgjues

Aktivistë, gazetarë dhe politikanë në të gjithë botën janë përgjuar përmes telefonit, duke ngritur shqetësimet për mosrespektimin e privatësisë dhe abuzimin me të drejtat...

Merkato/ Nedved zbulon vendimin për të ardhmen e Ronaldos

Zëvendës Presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka treguar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Kristiano Ronaldos, në skuadrën bardhezi. Pas fitores së...