Kryeprokurori i Lushnjes, Çlirim Shahini është shkarkuar ditën e sotme nga detyra.
Vendimi është marrë nga trupa gjyqësore, pasi Shahini ka rezoltuar me probleme në deklarimin e pasurisë dhe kontaktet me të dënuarit.
Sipas hetimit të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, rezultoi se prokurori kishte bërë mosdeklarim, deklarim të rremë dhe mosjustifikim të pasurisë. Gjithashtu kishte kontakte me një person të dënuar për trafik narkotikësh dhe kalim të paligjshëm të kufirit.
Çlirim Shahini e ka nisur karrierën në sistemin e Prokurorisë fillimisht si oficer i Policisë Gjyqësore.
Ai është emëruar prokuror në Sarandë në vitin 2004 dhe e ka ushtruar funksionin atje deri në vitin 2016, ku me dekret të Presidentit të Republikës u transferua si drejtues i Prokurorisë së Lushnjes.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.