E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Shkarkohet gjyqtari i njohur: Do drejtohem në Strasburg për të drejtën time

KPA ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Luan Daci. “Natyra dhe rrethanat e kryerjes së shkeljes disiplinore, klasifikohet ndër më të rënda dhe e bën të papërshtatshëm për kryerjen e detyrës së gjyqtarit të këtij institucioni. Ndaj Kolegji vendosi shkarkimin nga detyra”, thuhet në vendimin e KPA, marrë ditën e sotme.

Daci është i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për “falsifikim dokumentash”. Ai nuk ka treguar shkarkimin nga detyra në vitin ’97, por ka deklaruar në kohën që tentoi dhe arriti të bëhej anëtar i KPA-së, se është larguar me dorëheqje, dhe për këtë arsye është cilësuar fajtor nga gjykata.

Pas vendimit në fjalë, ka ardhur edhe një reagim nga ana e tij. Ai ka thënë se anëtarët e këtij institucioni kanë shkelur dy Kushtetuta për vendimin e dhënë. Luan Daci nuk do e lërë me kaq, pasi do të drejtohet deri në Gjykatën e Strasburgut.

“Sot, KPA shkeli të dy Kushtetutat. Shkeli Kushtetutat dhe shkoi në ligjin magjistratë. Kushtetuta jonë është aneks. Ju jeni të interesuar për prishjen e vendimit të Strasburg, e Luan Daci do i fitojë të gjitha të drejtat. Do i drejtohem Strasburgut. Do të bëj gjithçka që të kthejmë në Shqipëri shtetin ligjor. Sot e theksoj, janë shkelur dy Kushtetuta. Është shumë e rëndë, që ta shkelë një dhomë gjykimi i një nivelit të lartë. E drejta vonon, por nuk harron”, tha Daci.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...