E mërkurë, 28 Korrik, 2021
20.5 C
Tirana

Shkarkimi i Trump, vazhdon paqartësia mbi gjyqin në Senat

Presidenti Donald Trump vijon të kritikojë ligjvënësit demokratë lidhur me ngritjen zyrtarisht të akuzave si pjesë e një procesi që synon shkarkimin e tij.

Kritikat vijnë në një kohë kur Kongresi vazhdon të jetë i përfshirë nga një situatë ngërçi lidhur me procesin gjyqësor që duhet të zhvillohet në Senat.

“E majta radikale, demokratët që s’dinë të bëjnë asgjë thanë se donin ta çonin këtë gjë me shpejtësi në Senat sepse: “Presidenti Trump është kërcënim për Sigurinë Kombëtare”. Tani nuk duan të vazhdojnë me shpejtësi, por shumë ngadalë. Gënjeshtarë!”, shkruante Trump në Twitter.

Në një votim sipas linjave partiake, Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët miratoi të mërkurën e kaluar ngritjen zyrtarisht të dy akuzave ndaj Presidentit Trump, gjë që e bën atë presidentin e tretë në historinë 243-vjeçare të vendit ndaj të cilit ngrihen akuza për shkarkim.

Trump akuzohet për abuzim me detyrën për përfitim politik si dhe pengim të përpjekjeve të Kongresit për të hetuar veprimet e tij.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi e ka shtyrë për një afat të pacaktuar dërgimin e akuzave në Senat në mënyrë që të nisë procesi gjyqësor.

Ajo ka thënë se nuk do të veprojë derisa Senati të përcaktojë rregullat mbi procesin.

Javën e kaluar, udhëheqësi republikan i Senatit Mitch McConnell hodhi poshtë thirrjet udhëheqësit të demokratëve në Senat Chuck Schumer për të dëgjuar dëshmitë e katër zyrtarë në Senat, përfshirë ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton si dhe shefin e detyrë të Kabinetit në Shtëpinë e Bardhë Mick Mulvaney.

Këta zyrtarë nuk kanë pranuar të dëshmojnë gjatë hetimeve që kreu Dhoma e Përfaqësuesve që çuan në ngritjen e akuzave ndaj presidentit.

Megjithatë të hënën McConnell i zbuti tonet dhe tha se republikanët nuk e kanë përjashtuar thirrjen e dëshmitarëve në Senat, shkruan “Voa”.

Krahas seancave dëgjimore me dëshmitarë kyç Schumer ka kërkuar edhe paraqitjen e e-mail-eve e dokumente të tjera që siç thotë ai “do të hidhnin më shumë dritë në vendimmarrjen e administratës lidhur me ndihmën financiare ushtarake ndaj Ukrainës”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...