Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Shkarkimi i Presidentit/Meta: Ekonomia s’mund t’u lihet në dorë aventurierëve

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Meta ka shprehur shqetësimin për nivelin ku kanë arritur çmimet e karburanteve në vendin tonë si dhe produkteve të shportës. Nga fillimi i shkurtit 2022, çmimet e karburanteve në Shqipëri janë rritur me gati 8 lekë për litër, duke arritur nivele rekord, teksa po i afrohen 200 lekëve për litër.

Përpos karburanteve, familjet shqiptare pothuajse çdo produkt po e blejnë më shtrenjtë. Çmimet e ushqimeve janë rritur me 4.5%. Po kështu shërbimet e transportit janë rritur me 6.9% dhe shpenzimet familjare për shëndetësinë janë rritur me 28%.

Njoftimi

EKONOMIA NUK MUND T’U LIHET NË DORË AVENTURIERËVE, QË PO VARFËROJNË SHQIPTARËT DHE PO FALIMENTOJNË SHQIPËRINË!

Me nivelin më të ulët të pagës minimale krahasuar me vendet e rajonit, rritja e çmimeve në Shqipëri nuk ka të ndalur.

Sipas të dhënave të EUROSTAT aktualisht, paga minimale në shkallë vendi është:

Në Shqipëri 248.4 Euro

Në Maqedoninë e Veriut 366.1 Euro

Në Serbi 401.4 Euro

Në Malin e Zi 532.5 Euro.

Ndërkohë nga fillimi i shkurtit 2022, çmimet e karburanteve në Shqipëri u rritën sërish me gati 8 lekë për litër, duke arritur nivele rekord, teksa po i afrohen 200 lekëve për litër.

Në muajt e fundit të vitit 2021 dhe fillim të 2022, familjet shqiptare, përveç karburanteve, pothuajse çdo produkt po e blejnë më shtrenjtë.

Çmimet e ushqimeve janë rritur me 4.5%

Shërbimet e transportit janë rritur me 6.9%

Shpenzimet familjare për shëndetësinë janë rritur me 28%.

Çmimet në Shqipëri i vendosin oligarkët dhe jo tregu!

Shkarkimi i Presidentit rikthehet sot në Gjykatën Kushtetuese

Sakaq, trupa gjykuese e Kushtetueses do të dëgjojë argumentet e Presidentit Meta përse ai e quan antikushtetues shkarkimin nga Parlamenti në qershor 2021, pasi Komisioni Hetimor i ngritur prej tij arriti në përfundimin se kreu i shtetit kishte shkelur rendë Kushtetutën me qëndrimet dhe deklaratat e mbajtura gjatë procesit zgjedhor të 25 prillit.

Në seancën e 1 shkurtit, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e përfaqësuesit ligjor të Presidentit, që kërkoi shkarkimin e trupës gjykuese.

Përfaqësuesit e Presidentit Meta kanë mbërritur në seancë me një dosje voluminoze dhe pritet të japin argumentet e tyre mbi çështjen. Kjo është seanca e dytë, pas asaj të zhvilluar dy ditë më parë, e cila përfundoi pas shumë orësh pa një vendim. Seanca e sotme pritet të mbyllet pa një vendim final për fatin e Presidentit Meta, për shkak se si përfaqësuesit e Kreut të Shtetit, ashtu edhe gjyqtarët, do duan kohë.

Tags: ekonomiaGjykata KushtetueseMeta

TË LIDHURA

Aktualitet

Shërbimi/ Durrës-Tiranë-Rinas, me tren në 2027-ën? Nis gara për operatorin e linjës

11:36 | 09/06/2026
Aktualitet

“Zëri i njerëzve që shprehin pakënaqësi s’mund të injorohet”, thirrja e Kishës Katolike

11:07 | 09/06/2026
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

09:59 | 09/06/2026
Next Post

Skandali në burgun e VIP-ave, Manja, tregon çfarë pritet në ditët në vijim

“Shtëpia e Lirisë”, koalicioni më i natyrshëm në botë por apolitik

Deputetët e Berishës me protestuesit/ Rama: U është dhënë haku që u takon







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Shërbimi/ Durrës-Tiranë-Rinas, me tren në 2027-ën? Nis gara për operatorin e linjës

by mirseda
11:36 | 09/06/2026
0

Qeveria ka nisur kërkimin për operatorët që do të ofrojnë shërbimin publik hekurudhor për linjën Durrës-Tiranë-Aeroporti Ndërkombëtar...

“Zëri i njerëzve që shprehin pakënaqësi s’mund të injorohet”, thirrja e Kishës Katolike

11:07 | 09/06/2026

Tërmet i fuqishëm në Karaibe, lëkundjet ndihen deri në kampin ku është grumbulluar Anglia

10:52 | 09/06/2026

“Nëse i them të bëjë diçka, ai e bën”, Trump flet për marrëdhënien e tij me Netanyahun

10:30 | 09/06/2026

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

09:59 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com