E premte, 3 Dhjetor, 2021
10.5 C
Tirana

Shkarkimi i Panuccit, FSHF fut “mik” Edi Ramën për trajnerin e ri?

Federata Shqiptare e Futbollit është vënë në lëvizje për gjetjen e trajnerit të ri të Kombëtares Shqiptare. Duket se Edoardo Reja është deri më tani personi më i mundshëm që pritet të zëvendësojë Panuccin, pas humbjes ndaj Turqisë.

Ish trajneri i Napolit ishte prezent në tribunën vip të stadiumit “Loro Boriçi” ku ndoqi live sfidën kundër Turqisë. Megjithatë, Reja duket se është ende duke e menduar ofertën e Federatës Shqiptare.

Madje, sipas “Corriere dello Sport”, edhe kryeministri Edi Rama u përpoq të bindë Rejan që të pranonte ofertën e FSHF.

Duket se përcaktues në këtë pikë, do të jetë miqësia që Reja ka me drejtorin Sportiv të Lazios, Igli Tare, një ikonë e përfaqësueses shqiptar.

Corriere zbulon edhe disa prapaskena që sollën shkarkimin e Panuccit. Sipas së përditshmes italiane, veç rezultateve dhe sjelljes së tij, vendimtare ka qenë edhe lënia jashtë e Tomas Strakoshës, i cili nuk u grumbullua pasi humbi avionin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...