Politikë

Shkarkimi i Metës/ Basha: Farsë e Ramës, kërkon të largojë vemendjen

               Publikuar në : 14:25 - 13/06/19 M. S

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, e ka cilësuar si një teatër shkarkimin e Metës. Sipas tij, kjo nuk është gjë tjetër veçse një tentativë e dështuar, për të hequr vemendjen e opinionit publik se ne po drejtohemi nga një kryebandit.

Duke komentuar fjalën e kryeministrit Rama në Kuvend, kryedemokrati e justifikoi fjalimin ndaj Metës si një nevojë jetike për të larguar vëmendjen.

“Edi Rama ka vënë në skenë teatrin e shkarkimit të Presidentit. E gjithë logoreja e sotme e Parlamentit ilegjitim, e njerëzve të blerë, e gjithë logoreja ka vetëm një qëllim, të shfokusojë vëmendjen e opinionit publik nga fakti që e gjithë Evropa e di që kemi në krye të vendit një bandit të kapur me presh në duar. Farsa e sotme që u nis me shkarkimin e Presidentit, që përfundoi me një rezolutë dhe që do të vazhdojë të shndërrohet në një qortim. Edi Rama ka nevojë jetike të largojë vëmendjen”, tha Basha.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT