Pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, në lidhje me shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, pas incidenteve që ndodhën në Bushat, ka reaguar për mediat edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.
Ajo thotë se me këtë akt, jemi kthyer 30 vite pas. Referuar zgjedhjeve, Voltana Ademi e ka cilësuar si një zgjedhje të drejtë nga ana e kreut të Shtetit, Ilir Meta. Duke bërë një krahasim me vitin ’97, kryebashkiakja e Shkodrës citon se tashmë nuk funksionojnë institucionet, dhe se situata është e agravuar.
“Jemi kthyer 30 vite mbrapa. Ushtria është duke vepruar në kundërshtim me ligjin, pasi nuk ka urdhëra të shkruar. Mendoj që veprimi i Metës është i duhuri, në kohën e duhur.
Po shkojmë në degradim total të shtetit nga ana administrative. Jemi më keq se në vitin 1997. Atëherë të paktën funksiononin institucionet, tani nuk funksionojnë më”, është shprehur Ademi.
Djegia e KZAZ-së në Bushat/ Hila: E organizoi PD dhe jo Bashkia