E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Shkaqet globale të vdekjes, ja ndryshimet dramatike në 2 dekadat e fundit

Sipas një raporti të ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sëmundja koronare e zemrës dhe goditja në tru, janë dy shkaqet kryesore të vdekjes së njerëzve në botë. Ky fakt ka mbetur i pandryshuar për dy dekadat e fundit.

Por analiza e fundit e vdekjeve globale gjatë 20 viteve të fundit, gjen ndryshime të mëdha mbi mënyrën se si vdesin njerëzit, si dhe ndryshime dramatike në atë që çon tek vdekjet në rajone të ndryshme të globit.

Sëmundjet jo-ngjitëse si demenca dhe diabeti, po marrin tani më shumë jetë njerëzish ndërsa sëmundjet infektive si HIV dhe tuberkulozi, po marrin shumë më pak. Në raportin e këtij viti, Alzheimer dhe format e tjera të demencës, renditen si shkaku i shtatë kryesor i vdekjes në mbarë botën.

Dy dekada më parë, ato renditeshin në vendin e 20-të. Ndërkohë, ndërsa sëmundja e HIV ishte në vitin 2000 shkaku i tetë kryesor i vdekjes, tani renditet në vendin e 19-të. Në fakt numri i njerëzve që vdesin nga HIV-AIDS, është përgjysmuar gjatë 2 dekadave të fundit.

Në vitin 2019, pati 1 milion foshnje më pak në të gjithë botën që humbën jetën në muajin e tyre të parë të jetës, krahasuar me vitin 2000. Por nivelet e tumoreve në mushkëri, dhe sëmundjeve të tjera të mushkërive, u rritën gjatë të njëjtës periudhë kohore.

Ndryshimet mbi shkaqet e vdekjes, ishin edhe më të habitshme në një nivel rajonal. Samira Asma, ndihmës/drejtore e përgjithshme në Divizionin e të Dhënave dhe Analizave në OBSH, thotë se numri i vdekjeve nga aksidentet rrugores në Afrikë, është rritur me 50 për qind gjatë 20 viteve të fundit.

“Nga viti 2000, ka pasur një rritje të ndjeshme të dëmtimeve nga aksidentet rrugore në rajonin e Afrikës”- thotë ajo. Sipas raportit të OBSH-së, 297.000 njerëz u vranë në aksidente rrugore vitin e kaluar në kontinentin afrikan. Pra 100.000 më shumë në krahasim me vitin 2000.

Lexo edhe :   Aksident në aksin Korçë-Maliq: Automjeti përplas për vdekje 55-vjeçarin

Në dy Amerikat, përfshirë SHBA-në, njerëzit po vdesin më shpesh nga vetëvrasjet dhe mbidoza e drogës. “Midis viteve 2000-2019, ka pasur gati një trefishim të vdekjeve nga problemet e përdorimit të drogës në Amerikë”- shton Asma.

Amerika ishte rajoni i vetëm në botë vitin e kaluar, ku përdorimi i drogës u rendit në 20 shkaqet kryesore të vdekjes, me rreth 86.000 njerëz që humbën jetën nga mbidoza. Në Azinë Juglindore dhe Afrikë, qindra mijëra fëmijë vazhdojnë të vdesin çdo vit nga diarreja, malaria dhe ndërlikimet gjatë lindjes.

Lexo edhe :   Aksident në aksin Korçë-Maliq: Automjeti përplas për vdekje 55-vjeçarin

Këto çështje nuk renditen ndër “vrasësit” kryesorë të njerëzve në Evropë. Për evropianët 7 nga 20 shkaqet kryesore të vdekjes, vijnë nga tumoret e llojeve të ndryshme. Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përfshin vetëm të dhëna deri në fund të vitit 2019, para se të shfaqej Covid-19.

Deri më tani këtë vit Covid-19 ka vrarë më shumë se 1.5 milion njerëz. Ekspertët parashikojnë se deri në fund të këtij viti, numri i të vdekurve nga pandemisë mund të arrijë në 1.9 milion. Nëse vërtetohet ky parashikim, Covid-19 do të renditej si sëmundja e gjashtë më vdekjeprurëse në botë.

Burimi i lajmit: https://www.npr.org/sections/goatsandsoda/2020/12/11/945171603/global-causes-of-death-significant-shifts-from-2000-to-2019

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vetë e bëri vaksinën, Rama ua pret shkurt deputetëve

Kryeministri Rama deklaroi në konferencën me gazetarët se asnjë ministër, deputet dhe drejtor që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do të jetë i...

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...