Shiu ‘pushton’ vendin/ Mësoni si pritet të jetë moti nesër

Vendi u përfshi nga reshje shiu, këto dhe në formën e shtrëngatave të shkurtra. Dita e enjte parashikohet sërish me të njëjtat kushte atmosferike, do të mbizotërojnë vranësirat dhe kthjellimet.

Reshjet e shiut parashikohen të përkohshme. Ato do të jenë të pranishme që prej orëve të para të mëngjesit në perëndim e veriperëndim. Gjatë ditës, lokalisht do të marrin impulse në kohë të shkurtër në formën e shtrëngatave me rrufe.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë, e gjatë momenteve me shtrëngata fiton shpejtësi mesatare, duke u pasuar nga valëzim në dete me forcën 3 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 9º deri 17ºC
zonat e ulëta 12º deri 24ºC
zonat bregdetare 13 º deri 23ºC