E martë, 30 Nëntor, 2021
5.5 C
Tirana

Shitjet online fundosin bizneset, tregtarët: Si po na nxjerrin “jashtë loje”

Nga Anxhela Ferra

Rrjetet sociale nuk janë vetëm për t’u argëtuar apo informuar, përkundrazi shumë njerëz i përdorin ato për të fituar para. Gjithçka është shumë e lehtë, mjafton të hapësh një faqe në Instragram apo Facebook dhe mund të shesësh shumë lehtë. Që nga veshje të ndryshme, aksesorë apo këpucë.

Në Shqipëri numërohen me qindra profile në rrjete sociale të cilat ofrojnë këto shërbime, në pjesën më të madhe të rasteve pa pasur dyqan. Kontakti bëhet nëpërmjet mesazheve, dërgesa shpesh kryhet nga individë të palicencuar për këto shërbime dhe pagesa ndodh dorazi. Kështu, edhe pse një transaksion financiar në pjesën më të madhe të rasteve këto bizneset online nuk rezultojnë të regjistruara, duke mos përmbushur asnjë detyrim ndaj shtetit.

Ndërkohë, ligji shqiptar detyron bizneset dhe jo vetëm, që të operojnë me pajisje fiskale dhe të lëshojnë kupon tatimor për çdo qarkullim malli apo shërbimi, detyrim i cili është i vlefshëm dhe për shitjet që bëhen online. Por, në të vërtetë kjo gjë nuk ndodh. Duke thelluar informalitetin dhe konkurrencën e pandershme. Gjë e cila ka prekur edhe bizneset të cilat janë të regjistruara në QKB dhe janë taksapaguese. Ata thonë për Tirana Today se efektet i kanë ndjerë drejtpërdrejt në fitimet të cilat kanë rënë. Aq sa shumë prej tyre janë duke menduar edhe falimentimin.

“Patjetër që ka ndikuar, si jo. Ka rënë puna, ka rënë fitimi, të gjitha. Shumica e këtyre faqeve online janë të paregjistruara, nuk paguajnë sigurime dhe asgjë. Kurse unë që e kam me licencë, sigurime, me kasë; mua tatimet më ndjekin më shumë se ata që janë letra fare.”

“Ne paguajmë, madje tani në këtë muaj do të paguaj tatimorët. Ankesa kemi bërë sa të duash, por asgjë. Drita dhe ujë sa na vijnë si biznes që jam, që vetëm me dy drita ndezur rri dhe paguaj 47 mijë lekë. Këtë 45 mijë lekë ato (që shesin online) e zëmë, e marrin me vetëm një bluzë. Duam që të paguajnë dhe ato, jo vetëm ne. Sepse neve na bie çdo gjë mbi supe, por ç’të bëjmë. Edhe pse me çfarë po shohim po mbyllen të gjithë. Jemi drejt fundit gjithë bizneset, nuk ka më. Po marrim për poshtë. Mund ta mbaj dhe këto 3 muaj hapur, por nuk mundem dot.”

Lexo edhe :   Shqiptarët porosisin më pak mallra e shërbime online në Europë

“Mall ka e punë nuk ka, nuk jemi duke shitur thuajse asgjë. Unë nuk e përdor shitjen online sepse nuk kam leverdi të paguajë edhe postierin. Por, sigurisht që ka ndikuar dhe ka efekt tek puna jonë. Sepse klienti nuk do të vijë të blejë këtu, në momentin që mund t’ia çosh në shtëpi. Është zgjedhja e gjithsecilit, por mua më ka ndikuar si biznes. Xhiro është shumë e ulët, pasi nuk shes thuajse fare. Ama e gjitha kjo është konkurrencë shumë e pandershme.”

Edhe pse në vendin tonë blerjet online janë duke u shtuar çdo ditë e me tepër, Shqipëria sërish renditet ndër shtetet e fundit në krahasim me vendet e Bashkimit Evropian dhe kandidatëve për anëtarësim me përqindjen më të ulët të blerjeve në internet.

Lexo edhe :   Shqiptarët porosisin më pak mallra e shërbime online në Europë

Një nga arsyet lidhet me mos kontrollin nga ana e institucioneve ndaj këtyre individëve të cilët bëjnë shitje online. Duke mos ofruar asnjë lloj garancie për produktet që shiten.

“Nuk bëj blerje online sepse nuk më duket gjë e mirë. Kam frikë se asnjëherë nuk vjen cilësia që duhet.”

“Ka qëlluar një rast që jam zhgënjyer, sepse nuk më ka ardhur fare produkti. Kam bërë pagesën dhe në vend të produktit më ka ardhur diçka tjetër. Ishte një faqe shqiptare dhe që prej atëhere nuk blej më në internet.”

“Nuk janë të besueshme. Unë kam blerë dy-tre herë dhe kam qenë e zhgënjyer. Ideja është që nuk janë të besueshme, unë porosis diçka dhe ajo vjen ndryshe. Nuk përputhen masat, cilësia me ato çka shohim në fotot.”

“Jo, nuk porosis online. Blej shumë pak, sepse nuk më pëlqen. Dua t’i prek e provoj në moment. Nja dy herë që kam blerë në faqe shqiptare, nuk më kanë pëlqyer fare sa i takon cilësisë.”

Në një situatë kur bizneset e vogla ankohen për taksa të papërballueshme dhe mos pasje lehtësirash për të operuar; shumë prej të rinjve shqiptarë i janë drejtuar shitjeve online. Duke mos e regjistruar si biznes pasi sipas shumë prej tyre shpenzimet që ka një biznes i regjistruar janë të papërballueshme.

Por, pavarësisht efekteve pozitive, bërja e tregtisë online jashtë ligjit rrit informalitetin në vend, pasi shumë individë u shmangen detyrimeve fiskale. Ndaj është shumë e nevojshme që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve të kryejë analiza më të thelluara përfshirë tatimpaguesit që realizojnë shitje online./TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Variantet e koronavirusit, ja çfarë dimë deri më tani

Omicron, varianti më i ri i koronavirusit, është gjithashtu më i shpejti për t'u etiketuar si "variant shqetësues" nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për...

Bllokimi për variantin Omicron/ Biden: S’ka vend për panik

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur variantin Omicron Covid-19 një "shkak shqetësimi, jo shkak për panik", një ditë pasi u zbulua në Amerikën...

Njihuni me këmbimin valutor, 30 nëntor 2021

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re rritje e dollarit, paundit britanik dhe frangës zvicerane. Ndërsa euro s'ka pësuar ndryshime. Më poshtë do të...

Pandemia i bëri shqiptarët “dembelë”

Pandemia Covid-19 ka shkaktuar nivele të larta të “dembelizmit” në të gjithë vendin. Personat në moshë pune që nuk po kërkojnë një punë u...

Lionel Mesi hyn në histori, fiton “Topin e Artë” nr.7

Lionel Mesi mbetet numri një i futbollit botëror, madje duke thyer rekorde e duke hyrë në histori si fituesi më i madh i kësaj...