E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

“Shitesh për 5 mijë lekë”, plas sherri midis Jurgenit dhe Mikelës (VIDEO)

Puntata e djeshme solli situata të agravuara në “Për’puthen”, e madje edhe ofendime. Jurgeni, njëri prej konkurrentëve, po tregonte takimet jashtë midis Argjendit dhe Ritvanës dhe Mikela ndërhyri për t’i thënë të mos akuzojë të tjerët, pasi edhe ai vetë i ka kërkuar takime jashtë. Por situata degradoi, ndërsa Mikela u ngrit nga vendi.

“Duke qenë se pata një debat me Mikelën, dhe nuk më është dhënë mundësia në asnjë rast të përballem e t’i kërkoj falje për pjesën e edukatës së familjes. Por pas kësaj që bëri, nuk ka shanse t’i kërkoj falje. I kam kërkuar Nikitës (menaxherja e produksionit), përballje dhe nuk më është mundësuar. Kam dashur ta takojë, që të më njihje mua si njeri, se duhet të tregojmë respekt”, tha Jurgeni.

“Ti je zero, zero respekt ke prej meje”, ia kthen Mikela.

“Ti je nga ato femra, që e shet veten për 5 mijë lekë moj Mikela, mos më trego mua”, kundërpërgjigjet Jurgeni.

Mikela, e ndjerë e fyer nga ato çfarë u thanë, tenton ta godasë. “Më tregon mua çmimet ai, nuk ka shanse. Mos kalo në ofendime banale, se nuk e toleroj fare. Do flasim ndryshe bashkë”.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   "Ky është viti i fundit që bëj Për’puthen", Olsa tregon vendimin e papritur

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...