Shitblerja e votës/ Baçi: Vangjush Dako drejton fushatën e PS-së në Durrës

Shitblerja e votës, është një nga fenomenet negative që ka ”kapluar” qarkun e Durrësit, dhe që kulmoi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, me dosjen ”339”.

Për, kandidatin e Partisë Demokratike në Durrës, Agim Baçi ky fenomen mund të ripërsëritet më 25 prill, teksa ka hedhur dhe akuza për blerje votash.

I ftuar në rubrikën ”Opinion” në ”News 24”, Baçi deklaroi se këtë temë e dëgjon kudo, teksa shprehet se qeveria qe ka orientuar fushatën vetëm tek preison dhe blerja e votave.

Ndër të tjera, Baçi denoncoi faktin se fushatën elektorale të PS në Durrës e udhëheq ish-kryebashkiaku, Vangjush Dako, i cili akuzohet për blerjen e votave në vitin 2017.

Agim Baçi: ”Prisja pas 4 vitesh, me debatin e madh që ka pasur për dosjen 339, të paktën mos ishte kaq hapur shit-blerja e votës. Nuk ka vend, fshat, lokal, që e dëgjon këtë debat. Një qeveri që e ka fokusuar gjithë fushatën e vet tek presioni dhe blerja e votave. Jo se unë jam kandidat me PD, mos e shisni votën se shisni dinjitetin, kërkesën për llogari. Mos e shisni votën, s’bën as 500, as 2 mijë euro. E gjej këtë lloj gjuhe dhe tek fëmijët.Gjuha e kryeministrit më shqetëson.

Të jesh i drejtë je budalla dmth vlen këtu. Kjo është ndryshim kulturor. Ndikon tek familjet shqiptare. Si t’i thotë bëhu i ndershëm, qenke njeri kot. Kur Rama e vlerëson këtë, mbron 339. Shiko, Vangjush Dako udhëheq fushatën e PS, bën gjithë takimet. Fenomeni është masiv. Nuk kam gjurmuar dhe as dua t’i kap me foto, nuk kam tentuar, i kam thënë si bashkëqytetar mbro votën për veten, jo për mua. Ka të bëjë me dinjitetin. I bëj thirrje gjithë kolegëve. Mos shisni votën. Se do ju heqi gjithë dinjitetin për të kërkuar llogari.

Në momentin që t’i ke çuar në varfëri totale, nuk flasim më për dinjitet, ose shkojnë të punësuarit, si mund të jetë qeveria, enti që punëson më shumë në vitin e fundit. Rrëzuan edhe konceptin për reformën territoriale. Kemi dhe, pse , çfarë ka ndodhur, është tkurrur ekonomia, si u punësuan këta në shtet. Blerje me taksat tona. Shteti ka disa modele, njëri është punësimi sezonal. Edhe nesër, kushdo të fitojë, duhet t’ia kërkojmë Bashës mos e bëj këtë gjë. Kemi nevojë për qeveri që zbaton ligjin.Janë shumë të rëndësishme këto. Mos e shisni votën.”