E diel, 20 Qershor, 2021
23.5 C
Tirana

Shifrat/ Për tre muaj deputetët shpenzuan mbi 50 mijë euro për udhëtime dhe…

Me mijëra euro janë shpenzuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës edhe gjatë vitit të kaluar. Bileta, mëditje, shërbime telefonike, avanse dhe dreka zyrtare, janë vetëm disa prej shërbimeve për të cilat është shpenzuar paraja publike. Vetëm për akomodim dhe mëditje, deputetët kanë “tkurrur” buxhetin e shtetit për rreth 50 mijë euro. Derisa shuma e shpenzuar për dreka zyrtare kap një shifër mbi 22 mijë euro, raporton Gazeta Express. Këto të dhëna janë për muajin korrik, gusht dhe shtator të vitit 2018.

Vetëm për udhëtimet e kryeparlamentarit Kadri Veseli, nënkryetarit Xhavit Haliti dhe deputetit Ismet Beqiri janë shpenzuar nga buxheti i shtetit rreth 13 mijë euro.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka marrë mëditje në vlerë prej 500 euro. Ndërsa, 4 mijë e 500 euro është shuma e parave që ka shpenzuar Veseli për akomodim gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë vendit.

Këto udhëtime ai i ka realizuar në shtete si, Itali, Holandë, Austri dhe Francë

Edhe nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka marrë 300 euro mëditje. Haliti ka shpenzuar rreth 2 mijë e 500 euro të tjera për akomodim.

Derisa Ismet Beqiri ka marrë 3 mijë e 676 euro mëditje, dhe ka shpenzuar rreth 2 mijë euro të tjera për akomodim gjatë udhëtimeve.

Gjithë kjo sipas raportit për tremujorin e vitit 2018 (korrk, gusht,shtator), të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Por, këta nuk janë deputetët që kanë shpenzuar para të majme për udhëtime zyrtare.

Vetëm për mëditjet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë shpenzuar rreth 22 mijë euro.

Po kaq para janë shpenzuar edhe për akomodimin e tyre gjatë udhëtimeve zyrtare. Derisa për shpenzime të tjera gjatë udhëtimit, të zgjedhurit e popullit kanë shpenzuar rreth 8 mijë euro.

Lexo edhe :   Haradinaj: Kurti po rrezikon partneritetin me SHBA-të
Lexo edhe :   Zhvillimet në 24 orët e fundit në rajon

Ndërsa, vlera e shpenzimeve telefonike të deputetëve kap një shifër prej 13 mijë e 300 euro.

Në fund të raportit përmendet edhe shuma e parave të shpenzuara për dreka zyrtare. Për këtë qëllim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shpenzuar mbi 22 mijë euro. /Gazeta Express

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama paralajmëron poseduesit e mjeteve, “Nuk ka më shaka me kolaudimin!”

Nëpërmjet një postimi në facebook, kryeministri i vendit Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë poseduesit e automjeteve. Ai ka përmendur dhe një shifër; mbi 15...

Tragjike/ Lushnje, 17-vjeçarja humb jetën pasi ra nga pema

Një 17-vjeçare nga Lushnja humbi jetën pasi u rrëzua nga pema Raportohet se kanë qenë familjarët që e kanë dërguar me shpejtësi drejt spitalit të...

Euro 2020/ Mbyllet grupi A, Italia dhe Uellsi kalojnë, italianët me rekord

Itali-Uells 1-0 Italia barazoi rekordin e vet të të gjitha kohërave me 30 ndeshje si e pamposhtur pas një fitoreje 1-0 kundër Uellsit në Stadiumin...

Profil/ Ngolo Kante, 5 detaje domethënëse mbi “motorrin” e Francës

I vogli Kante Historia e Kantésë është e ngjashme me atë të shumë emigrantëve nga Afrika. Lindur në periferi të Parisit, nga një familje shumë...

Infektimet/ Shqipëria me vetëm dy raste të reja në 24 orët e fundit, 0 vdekje

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos...