E shtunë, 12 Qershor, 2021
26.5 C
Tirana

Shifrat mbeten të ulëta: 5 viktima dhe 207 raste të reja me koronavirus

Kurba e koronavirusit në vend mbetet e qëndrueshme, pasi 24 orët e fundit janë regjistruar 207 raste të reja, nga 2.698 testime të kryera.

Ndërkohë, 5 persona nuk arritën ta fitonin betejën me virusin vdekjeprurës. Viktimat janë të moshave 59 – 87 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e vdekjes janë nga Shkodra, Durrësi, Fieri dhe Gjirokastra.

Po në 24 orët e fundit, janë shëruar edhe 538 pacientë, teksa raste aktive mbeten 27.187.

Aktualisht, në spitalet COVID në Tiranë dhe ato rajonale, po trajtohen 194 pacientë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

54 raste në Tiranë, 16 në Shkodër, 14 në Gjirokastër, 10 në Fier, 9 në Korçë, nga 8 raste në Vlorë, Berat, nga 7 raste në Durrës, Elbasan, Gramsh, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Lezhë, Peqin, nga 4 raste në Krujë, Librazhd, nga 3 raste në Devoll, Kukës, Lushnje, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Vau i Dejës, Dibër, Vorë, Maliq, Cerrik, nga 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Divjakë, Kolonjë, Shijak, Skrapar, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.

Viktima – 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 59 – 87 vjeç.

Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 538 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 99,441 që nga fillimi i epidemisë.

Të shtruar në spitale – Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 194 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Statistika (14 Prill 2021)

Raste të reja ditore 207

Lexo edhe :   Zhvillimet kryesore në rajon në 24 orët e fundit

Të shëruar në 24 orë 538

Të shtruar në spitale 194

Humbje jete në 24 orë 5

Lexo edhe :   Asnjë viktimë nga koronavirusi, 11 raste të reja në 24 orët e fundit

Testime ditore 2698

Testime totale 597,150

Raste pozitive 128,959

Raste të shëruara 99,441

Raste Aktive 27,187

Humbje jete 2,331

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 19514

Fier 2295

Durrës 1160

Gjirokastër 1114

Shkodër 931

Korçë 718

Vlorë 533

Dibër 340

Kukës 294

Elbasan 204

Lezhë 44

Berat 40

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kongresi i PS/ Nano: Me Ramën përmbushim misionin historik, integrimin në BE

Lideri historik i Partisë Socialiste dhe ish-kryeminsitri Fatos Nano, u është drejtuar me një mesazh pjesëmarrësve në Kongresin e kësaj force politike, që feston...

Historike/ Sportisti rus shpall Shqipërinë kampione të Botës në Gjimnastikë

Triumf historik. Gjimnasti Matvei Petrov, i cili përfaqëson Shqipërinë, ka rrëmbyer medaljen e arit në Kupën e Botës në Gjimnastikën Artistike, kompeticion i zhvilluar...

”No comment”/ Pasi foli për rikthim në krye të PD, Berisha nxjerr tjetër foto

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka trazuar politikën shqiptare me deklaratën e tij, ku tha se nuk e përjashtonte  një rikthim të mundshëm në krye të...

Vlorë/ Po ndiqej nga policia, automjeti përplaset dhe përmbyset

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se një automjet nuk ndaloi gjatë postbllokut të policisë, dhe shoferi,  në...

Ushtarët e Antikrimit s’mund t’i hidhen krimit

Nga: Preç Zogaj Drejtësia e re me bashkautorësi amerikane dhe europiane, në konceptim dhe zbatim, të cilën unë e kam mbështetur e do të vazhdoj...