E hënë, 18 Janar, 2021
-1 C
Tirana

Shifra të frikshme nga pandemia, 2 pacientë humbin jetën tek Infektivi

Pandemia ka mbërthyer vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sërish për shifra në rritje të të infektuarve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar me koronavirus 90 persona. Sakaq, dy pacientë nuk ia kanë dalë dot mbanë, duke ndërruar jetë në Infektiv.

Një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej disa ditësh në Spitalin Infektiv në gjendje të rënduar, nuk kanë mundur të mbijetojnë, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Situata në Spitalin Infektiv paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja.

Njoftimi i Ministrisë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 90 raste të reja, 2 humbje jete dhe 43 të shëruar në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton bizneset se duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve. Mbajtja e maskës e detyrueshme në ambientet e mbyllura.

Dr. Flutura Beqo
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit.

Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja.

Aktualisht janë të shtruar 81 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.

Fatkeqësisht dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv. Një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar, nuk kanë mundur të mbijetojnë, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Lexo edhe :   Rritet numri i të infektuarve në Kosovë, 5 viktima nga Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 90 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 36 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, nga 8 raste në Kukës, Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Elbasan, 2 në Lushnje, nga 1 rast në Lezhë, Kamëz, Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1875 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1318 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Lexo edhe :   “Rritje e rasteve”/ Manastirliu zbulon vendimin për masat shtrënguese

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton bizneset se duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve.

I drejtohemi me një lutje të gjithë qytetarëve: Tregohuni të kujdesshëm, respektoni distancimin fizik, higjienën personale. Mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura është e domosdoshme. Mbani maskën kudo ku nuk mund të ruani distancën fizike, për të mbrojtur veten dhe të tjerët, për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Izolohuni nëse keni shenja të sëmundjes dhe telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (10 Korrik 2020)
Testime totale 31513
Raste pozitive 3278
Raste të shëruara 1875
Raste Aktive 1318
Humbje jete 85 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 13, Kukës 1, Elbasan 3, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 529
Durrës 229
Shkodër 169
Vlorë 120
Lezhë 65
Fier 41
Kukës 40
Elbasan 34
Korçë 32
Berat 24
Dibër 18
Gjirokastër 17

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Gjermani, kush nuk pranon karantinën do të mbahet në qëndra paraburgimi

Gjermanët që refuzojnë të karantinohen pasi rezultojnë pozitiv ndaj Covid do të mbahen në qendrat e paraburgimit sipas rregullave të reja të përgatitura nga...

Futbollisti shqiptar firmos kontratë të re me klubin e Premier Ligës

Futbollist Meritan Shabani ka firmosur një kontratë të re me skuadrën e Volvesit në Angli. Trekuartisti 21-vjeçar ka firmosur një kontratë të re deri në...

Basha-Ramës: Për 8 vjet dështime fajin nuk e ka BE, por Tirja i qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas sulmeve të kryeministrit Edi Rama ndaj vendeve të Bashkimit Evropian, pasi nuk mbështetën Ballkanin Perëndimor...

OBSH paralajmëron: Do të ketë 100 mijë vdekje në javë nga Covid në botë

Vdekjet globale nga COVID-19 pritet të arrijnë në 100,000 shumë shpejt, nga më shumë se 93,000 të raportuara javën e kaluar, tha të hënën...

Braçe: Dy vite më parë u betova me dorën mbi Kushtetutë për të mos vjedhur

Zv.kryeministri Erion Braçe ka publikuar foton e dy viteve më parë, kur u betua me dorën mbi Kushtetutë për të marrë postin e zëvendësit...