Kronikë

Shfrytëzonin gratë në punë, kush janë tre shqiptarët e arrestuar në Itali

               Publikuar në : 17:26 - 26/06/19 Enno

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen se shfrytëzonin gratë për të kryer punë të paligjshme në Itali.

Sipas mediave italiane, autoritetet kanë ndaluar një automjet, ku ndodheshin 8 gra, nga mosha 30-40 vjeç. Mësohet se nga këto 8 gra, vetëm njëra kishte leje qëndrimi, ndërsa të tjerat ishin të pajisura vetëm një vizë turistike. Ata ishin duke u transportuar në vreshta nga një 50-vjeçar shqiptar, për të nisur ditën e tyre të punës.

Shqiptari  vepronte si ndërmjetës midis pronarëve të tokave dhe punëtoreve, ndërsa dyshohet se iu jepte grave vetëm 50% të pagesës, ndërsa pjesën tjetër e mbante për vete.

Ndërkohë, 50-vjeçarit i është sekuestruar rreth 4.000 euro, të ardhura këto të përfituara nga aktiviteti ilegal.

Autoritetet italiane ushtruan kontrollin e tyre edhe ndaj 2 shtetasve me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për vëllezërit Albi Krasniqi, 21 vjeç dhe Elis Krasniqi, 26 vjeç. Për vëllezërit është vendosur që të dëbohen nga territori shqiptar, ku do të shoqërohen në portin e Brindisit për t’u nisur më pas në Shqipëri. Ndërsa 50-vjeçari u la në arrest shtëpiak.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT