E martë, 27 Tetor, 2020
10 C
Tirana

Sheshi Dickstein

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Nga: Veton Surroi

Dy libra për ndikimin rus në Amerikë e Kosovë, një sondazh dhe mbi atë se çfarë duam të kujtojmë

1.

Ekziston në Manhattan, pjesën e poshtme e lindore të tij, një shesh me emrin Samuel Dickstein. I përket një kongresmeni amerikan që shërbeu plot 11 mandate, i zgjedhur për herë të parë më 1922. “Më 1937 hyri në Ambasadën sovjetike në Washington dhe ia ofroi ambasadorit shërbimet e veta për 25 mijë dollarë në vit-tri herë rroga e tij kongresiste. Në këmbim, ai u shiti pasaporta false spiunëve sovjetikë. Dhe mbante dëgjime publike tërheqëse për media ku hulumtoheshin armiqtë e Josip Stalinit në SHBA. Dosja e tij qe e mbyllur në KGB për 60 vjet”.

Kështu shkruan Tim Weiner, njëri prej gazetarëve më të mirë amerikanë për çështje të inteligjencës dhe autor i librit “Trashëgimia prej hirit”, mbase ndër librat më të mirë të shkruar për CIA-n (botuar shqip nga “KOHA”). Në prag të publikimit të librit të tij të ri, që merret me marrëdhëniet amerikano-ruse pas Luftës së Dytë Botërore deri më sot, ai botoi në “Washington Post” artikullin në të cilin përmendet Dickstein, por duke u marrë me presidentin Trump. Sipas Weiner dhe njerëzit e sektorit të inteligjencës me të cilët ka biseduar presidenti Trump, për të cilin u angazhuan shërbimet sekrete ruse në zgjedhjet e kaluara amerikane, mund të ketë qenë “agjent i ndikimit”, atë që në sektorin e kundërzbulimit amerikan përshkruhet si dikush që përdor pushtetin “për të ndikuar opinionin publik dhe vendimmarrjen për të përdorur rezultate të favorshme për shtetin shërbimi inteligjent i të cilit e operon atë agjent”. Leon Panetta, ish-drejtor i CIA-s, i ka thënë Weinerit se është i bindur të jetë kështu.

Sipas Weiner, presidenti Trump ka gjasa të mëdha ta përjetojë fatin e kongresmenit Dickstein.

2.

Më tërhoqën dy fenomene të skajshme dhe në skajshmërinë e tyre antagoniste nga ky artikull.

I pari, ndoshta edhe i nënkuptueshëm në fushatë zgjedhore, i lehtësisë me të cilën emri i presidentit amerikan ndërlidhet me mundësinë (madje sigurinë nga ana e ish-drejtorit të CIA-s, Panetta) që të jetë në shërbim të presidentit Putin. Ithtarët e presidentit Trump mund të thonë se në prag të zgjedhjeve kundërshtarët e tyre nuk po i zgjedhin e as kursejnë akuzat, madje edhe ato më të skajshmet.

I dyti, i lehtësisë me të cilën një akuzë potencialisht kaq drastike të kalojë me shpejtësi drejt harresës, pra të shndërrohet në fenomenin Dickenstein. Kritikët e presidentit Trump mund të thonë se administrata e tij i ka sulmuar aq institucionet e demokracisë sa të jetë i sigurt që edhe po t’i humbasë zgjedhjet emri i tij do të jetë i mbrojtur, madje edhe po qe se hapen një ditë dosjet me të cilat vërtetohet ndërlidhja e drejtpërdrejtë me presidentin Putin.

Në mes të këtyre dy fenomeneve është një humnerë e madhe shoqërore, politike, intelektuale. Një pjesë e kësaj humnere, në fakt, është përjetuar në SHBA në tre vjetët e fundit. Që të gjitha agjencitë amerikane të inteligjencës konstatuan se Rusia ka investuar që me operacione të shërbimeve të veta sekrete të ndikojë që në zgjedhjet amerikane të fitojë presidenti Trump. Dhe Amerika është adaptuar me këtë të vërtetë, e ka legjitimuar.

Lexo edhe :   Rriten rastet me koronavirus në Kosovë, 3 viktima
Lexo edhe :   Pandemia në Kosovë: 186 të infektuar dhe 2 viktima

Tashmë jeton normalisht me të, sikur me një virus.

3.

Fenomeni Dickenstein ma përkujtoi një libër tjetër të botuar sivjet e që ka të bëjë me Rusinë, “Njerëzit e Putinit”, të gazetares britanike Catherine Belton. Në të përshkruhet se si njerëzit e KGB-së, duke parë se si po shembet Bashkimi Sovjetik, organizohen për ta shpëtuar Rusinë dhe strukturën e sigurisë, pjesë e së cilës janë. Një pjesë e këtij rrëfimi ka të bëjë me para sekrete të shërbimit të spiunazhit dhe me korrupsion, dhe në të si njëri prej njerëzve të sistemit që ngriti Putinin është edhe Behgjet Pacolli. Në rrëfimin e këtij libri, sistemi i cili ngriti Putinin dhe e mban në pushtet vazhdon të funksionojë dhe të llogarisë në njerëzit e vet.

Edhe po të vërtetohej çdo gjë shkruar në këtë libër, vështirë se do të ndryshonte gjë në perceptimin e kosovarëve. Pra, zoti Pacolli ka qenë i dërguar rus në vitin 1998, gjatë luftës në Kosovë, me një iniciativë që duhej parandaluar ndërmjetësimin amerikan mes Kosovës dhe Serbisë. Kosovarët e asaj kohe e kanë harruar këtë, ndërsa ata që kanë lindur në ato vite as që kanë dëgjuar për këtë gjë. Ose kanë dëgjuar dhe e tëra është humbur në hiperprodhimin e informatave të vërteta, gjysmë të vërteta apo të rrejshme në portale dhe Facebook.

Kështu, shumë para se të dëgjohej për “agjentë ndikimi” dhe për antagonizmin eventual që mund të krijojë në shoqëri, në Kosovë, veprimi për interes të Rusisë është shndërruar në kategori të pranueshme, edhe më herët se në SHBA.

4.

Sheshi Dickenstein mund të shndërrohet në një metaforë të kujtesës selektive, aso që llogarit që faktet do të harrohen dhe do të mbetet rrëfimi tjetër, ai i dëshiruar. Në ndeshjen e fakteve dhe dëshirave apo projeksioneve politike, gjasat janë të mëdha që do të fitojnë dëshirat e projeksionet politike. Dje lexova një sondazh të bërë në Serbi, nga një organizatë serioze, CESID. Në pyetjen se a ka kryer Serbia krime, 45 për qind të respodentëve u përgjigjën se Serbia ka kryer krime “sa edhe të gjithë të tjerët”, 43 për qind se nuk ka kryer kurrfarë krimesh, por vetëm e ka mbrojtur atdheun, ndërsa vetëm 1 për qind mendon se Serbia ka kryer krime dhe është ndëshkuar për këtë. Dhe sot, 21 vjet pas bombardimeve, 76 për qind e të anketuarve deklaruan se Serbia u bombardua më 1999 pa kurrfarë arsyeje, ndërsa 1 për qind beson se kjo u bë për shkak të “përdorimit të skajshëm të forcës në Kosovë”.

Në Serbi është e gjatë lista e shesheve që mund të marrin emrat e kriminelëve të luftës dhe të largohet edhe për ndonjë vit mundësia edhe ashtu e largët e pajtimit të kombeve që e pësuan nga Serbia për të jetuar në paqe.

Në mes të fakteve dhe projeksionit të rrëfimit serbomadh, Serbia ka zgjedhur të jetojë me virusin. /KOHA

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi: Rama i ka kthyer shqiptarët si qen me maska

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambientet jashtë. Kryemadhi është shprehur se përdorimi...

Thaçi i ashpër me Perëndimin: Po i bën padrejtësi Kosovës me vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është padrejtësi që Bashkimi Evropian nuk liberalizon vizat me Kosovën. Sipas tij, Perëndimi ka rënë në lajthitje. Teksa foli...

Ndeshje dramatike në “San Siro”, Kumbulla i shënon dhe ndal Milanin

Përfundon supersfida e javës së 6 të Serisë A, mes Milanit dhe Romës. Ndeshja ka prodhuar jo vetëm lojë të bukur, por edhe gola, pasi...

Hajdari ashpërson tonet: PD dhe PS, banda që luftojnë me njëra-tjetrën

Për deputeten Rudina Hajdari, dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS janë kthyer në banda të cilat luftojnë me njëra-tjetrën. Hajdari shprehet...

Krijimi i partive të reja, Patozi: ‘Thërrmimi’ i PD mund të dali për mirë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Sipas tij, edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk...