E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
-0.5 C
Tirana

Sherri Peza-Bardhi: Buzëqumësht politik, çfarë ke me poshtëbrezin tim?

Mes gazetarit Alfred Peza dhe sekretarit të Përgjigjëm të PD-së, Gazment Bardhi ka patur një përplasje në emisionin Opinion, ku u diskutua për kontratat e lobimit për të cilat prokuroria po bën hetime.

Pjesë nga debati në studio: 

Gazment Bardhi: Me deklarimet e pasurisë nuk je shumë korrekt…

Alfred Peza: O zoti Bardhi, përsërite dhe njëherë atë çfarë thatë

Gazment Bardhi: Deklarimet, nuk je shumë korrekt me deklarimet…

Alfred Peza: Kush nuk është korrekt? Tregohu burrë njëherë në jetën tënde, më shif në sy meqë ju digjet shumë barku për shqiptarët dhe dilni në protesta se iu kanë vjedhur zgjedhjet.

Të dashur demokratë, qytetarë shqiptarë vetëm një ditë pasi kanë përfunduar zgjedhjet e 2017 numri dy i PD firmos këtë udhëzim që dyfishon tarifat përmbaruese…

Gazment Bardhi: Gënjeshtër…  Ti ke thënë njëherë e kam pas rrogën 800 mijë pastaj, ke thënë e kam pas rrogën 8 milionë lekë.

Alfred Peza: O Fevzi, është aq i ri dhe aq buzëqumësht politik sa nuk përballon dot presionin e debatit dhe gjithmonë shkon poshtë brezi. Ca ke me poshtëbrezin tim ti mor vlla, lëre ore rehat.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

8 gra dhe 8 burra: qeveria gjermane hap rrugën për barazi gjinore

Për herë të parë në 16 vjet, Gjermania do të drejtohet nga një burrë. Por megjithëse Angela Merkel po ia dorëzon kancelarinë një pasardhësi...

OBSH: Vaksinat duhet të funksionojnë kundër variantit Omicron

Vaksinat ekzistuese duhet të mbrojnë ende njerëzit që kontraktojnë variantin Omicron nga rastet e rënda të Covid, thotë një zyrtar i Organizatës Botërore të...

Fishekët e Yuri Kim, kapsolla deri më sot…

Nga: Eduard Zaloshnja Pasi Sekretari i Shtetit Blinken e shpalli Berishën persona non grata, Ambasadorja Yuri Kim, tek shkallët e ShQUP-it, u bëri thirrje anëtarëve/votuesve të PD-së...

Escobar me agjendë të qartë kundër korrupsionit, shmanget takimi me Metën

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vjen në Tiranë me një agjendë të qartë kundër korrupsionit të politikanëve shqiptarë. Ambasada e...

“Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë”, Rama uron të rinjtë për 8 dhjetorin

Në ditën e Rinisë, kryeministri Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku thotë se kjo datë i kushtohet vetëm të rinjve. “MIRËMËNGJES dhe me...