E premte, 3 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Sherri në spitalin e Fierit, jepet masa e dënimit për 5 të arrestuarit

Gjykata e Fierit ka dhënë sot masën e sigurisë për 5 të arrestuarit, të cilët pas një zënke që nisi në një lokal në Levan, e vazhduan konfliktin e tyre edhe në ambientet e Spitalit Rajonal të Fierit.

I plagosur nga konflikti në spital mbeti Aleksandër Zhapaj, 51 vjeç, banues në Ferras, për të cilin është marrë masa “Arrest me burg”. Vendimi u mor në mungesë të tij, pasi ky i fundit nuk u paraqit në seancë.

Mësohet se më parë ai ka dërguar një shkresë, ku thotë se nuk është në gjendje shëndetësore për t’u paraqitur në gjykatë.

Sa i përket Daniel Braçes, i cili dyshohet se është edhe autori i plagosjes në mjediset e spitalit të Fierit, është vendosur masa “Arrest me Burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Ndërsa për vëllain e tij, Gazmend Braçen, mbi të cilin rëndon akuza “Kundërshtim dhe mosbindja ndaj punonjësit të policisë”, togat e zeza kanë vendosur masën “Arrest Shtëpie”.

Edhe pse fillimisht u mësua se në mjediset e Gjykatës së Fierit do të mbërrinin edhe Aldo Zhapaj e Emiglend Kararaj, më pas u bë me dije se masa e tyre do të jepej në mungesë, kjo për faktin se ndodhen ende në spitalin e Fierit.

Kujtojmë se Aldo Zhapaj, 22 vjeç, banues në Ferras, dhe Emiglent Kararaj, 32 vjeç, banues në Vlorë, akuzohen për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, si dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”. Për 22-vjeçarin Zhapaj gjykata ka vendosur masën “Arrest Shtëpie”, ndërsa për 32-vjeçarin Kararaj “Arrest me Burg”. Gjyqtar i çështjes ndaj 5 të ndaluarve ka qenë Pirro Sota, ndërsa prokurore Eglantina Shehu.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...