E premte, 22 Tetor, 2021
14.5 C
Tirana

Sherri mes dy familjarëve detyron avionin të bëjë ulje emergjente në Pescara

Mediat italiane raportuan pasditen e djeshme se një avion i linjës Tiranë-Romë kishte bërë ulje emergjente në Pescara pas një sherri mes dy pasagjerëve.

Në fakt sherri kishte nisur mes dy personave të së njëjtës familje. Sipas Il Pescaras një 30 vjeçar shqiptar menjëherë sapo avioni ishte ngritur në fluturim në orën 16:45 kishte nisur të bërtiste dhe të kërcënonte udhëtarët e tjerë.

Menjëherë pas këtij momenti shqiptari kishte nisur të qëllonte babain e vet të moshuar, me të cilin po udhëtonte, ndërsa pavarësisht ndërhyrjeve të të pasagjerëve të tjerë ai ishte nervozuar më shumë.

Situata është qetësuar vetëm pasi një menaxher italian kishte nisur të bisedonte me shqiptarin duke e bërë që të tregonte problemet e veta përmes marrëdhënieve dhe teknikave ndërpersonale.

Avioni i kompanisë Blue Panorama ka bërë ulje emergjente në aeroportin e Pescaras, aty ku autoritetet policore kanë arrestuar 30 vjeçarin shqiptar dhe kanë dërguar në spital babain e tij.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dy fitore që çojnë në humbje

Nga: Blendi Kajsiu Që fitorja e fushatës Berisha është humbje e madhe për PD-në, kjo tashmë është e qartë edhe për vetë doktorin. Ai e...

Si mund ta ndryshojnë politikën në Evropë zbulimet e “Pandora Papers”

Nga: Chris Raggett “European Council on Foreign Relations” Fshehtësia e financave nuk është më si dikur. Publikimi më 3 tetor i “Pandora Papers”, i rreth 12...

Donald Trump lançon rrjetin e tij social, ja si do të quhet aplikacioni

Pasi u përjashtua nga platformat sociale si Facebook dhe Twitter, Trump ka bërë përpjekje për krijimin e një media sociale rivale. Ish-presidenti amerikan Donald...

Super-operacion i shërbimit sekret, në pranga 15 agjentë të Mossad-it

15 persona janë arrestuar në Turqi, pasi autoritetet i akuzojnë si agjentë të shërbimit sekret izraelit, Mossad. Si rezultat i operacionit të kryer në...

Progres-Raporti 2021 konfirmon 15 parakushtet e paplotësuara

Nga: Bujar Leskaj Komisioni Europian publikoi ditën e djeshme Progres-Raportin për Shqipërinë. Të 136 faqet e këtij raporti përbëjnë provën e shkruar se qeverisja...