Aktualitet

Sherr për pronën, kapet 20-vjeçari që qëlloi ndaj mjetit të xhaxhait


               Publikuar në : 17:46 - 19/11/19 M S

Policia ka zbardhur detajet lidhur me një ngjarje të ndodhur në 15 nëntor, ku një 20-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të xhaxhait të tij.

Përplasja ndodhi për shkaqe pronësie, në fshatin Maknor, Pezë. Burimet zyrtare të uniformave blu bëjnë me dije se është ndaluar autori. E po kështu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe arma.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E. S., 20 vjeç, banues në Maknor, Pezë. I riu ishte shpallur në kërkim. Gjatë një konflikti për motive pronësie, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të xhaxhait të tij, shtetasit Xh. S., duke shkaktuar dëme materiale.

Njoftimi i policisë

“Kapet dhe ndalohet autori që qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit të xhaxhait të tij, pas konfliktit për motive pronësie, më datë 15.11.2019, në fshatin Maknor, Pezë.

Sekuestrohet arma me të cilën është bërë qitja. Në vijim të punës së bërë nga Policia e Tiranës, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Maknor, Pezë. Falë veprimeve të shpejta dhe të mirëorganizuara, nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 Tiranë, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim, E. S., 20 vjeç, banues në Maknor, Pezë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës. Pasi gjatë një konflikti për motive pronësie të ndodhur më datë 15.11.2019, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të xhaxhait të tij, shtetasit Xh. S., duke shkaktuar dëme materiale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit, me të cilën është kryer qitja. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, në ngarkim të shtetasit E. S.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT