E mërkurë, 22 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

Sherr në lokal mes menaxherit dhe klientit, qëllohet me armë por…

Një konflikt në Elbasan ka përfunduar me arrestimin e menaxherit të një klubi nate. Mësohet se konflikti ka ndodhur mes menaxherit dhe një klienti, pas një sherri për motive të dobëta.

Pas kësaj, menaxheri B. Spaho ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar, ndërsa policia është njoftuar menjëherë nga qytetarët.

Pas raportimit është bërë ndërhyrja e policisë, ndërsa në momentin e mbërritjes së autoriteteve, B.S. ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes duke hedhur armën e zjarrit në tokë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë e zjarri pistoletë, si dhe një gëzhojë.

I arrestuari do të hetohet nga Prokuroria e Elbasanit, për veprat penale. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe  “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi i policisë

Arrestohet në flagrancë nga Policia një 41 vjeçar, i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe në momentin që ka mbërritur Policia, ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes duke hedhur armën e zjarrit në tokë.

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Elbasan, ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Viserian Xhuvani”, Elbasan, po ndodh një konflikt në një lokal ku janë dëgjuar dhe të shtëna me armë.

Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku falë reagimit të shpejtë të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: B.S., 41 vjeç, banues në Elbasan.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë e zjarri pistolet, si dhe një gëzhojë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”

Lexo edhe :   “Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, 18-vjeçari tmerron qytetarët në Golem
Lexo edhe :   “Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, 18-vjeçari tmerron qytetarët në Golem

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...