E diel, 25 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

“Sherr në disko” Shqiptarit i thyejnë shishen në kokë, në pranga tre persona

Një natë e zakonshme në disko mbrëmë është kthyer në një arenë boksi në Itali. Një sherr masiv, ku u përfshinë së paku 10 persona degjeneroi në dhunë dhe gjak.

Në ngjarje kanë qenë të përfshirë dhe tre të rinj shqiptarë. Sipas mediave italiane, sherri ka nisur për arsye banale dhe më pas ka degjeneruar për dhunë dhe përplasje me sende të forta, shishe dhe karrige. Ngjarja ndodhi në diskotekën “La Grotta di Artegna” në provincën e Udine.

Nga sherri ka mbetur i dëmtuar njëri prej shqiptarëve, i cili është plagosur në spital pasi është goditur me shishe qelqi në kokë.

Ndërkohë, tre persona, një punëtor shqiptar që banon në Tavagnaço, një punonjës 20-vjeçar nigerian dhe një picajol 26-vjeçar gjithashtu me kombësi shqiptare, u arrestuan nga policia.

Policia ndërhyri në vend për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, ndërkohë që më parë personeli i sigurisë kishte tentuar të ndante personat e përfshirë në sherrin masiv.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t'i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin,...

Protesta masive në Australi, qytetarët kundër karantinës

Mijëra qytetarë australianë protestuan këtë të shtunë në disa qytete kryesore të vendit kundër karantinës totale që është vendosur në shumë zona për shkak...

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

Një grup i ligjvënësve amerikanë, i ka bërë thirrje Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që të shtyjë Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 dhe të ndërrojë...

Skandali Pegasus: Shtete që përdorën programin përgjues

Aktivistë, gazetarë dhe politikanë në të gjithë botën janë përgjuar përmes telefonit, duke ngritur shqetësimet për mosrespektimin e privatësisë dhe abuzimin me të drejtat...

Merkato/ Nedved zbulon vendimin për të ardhmen e Ronaldos

Zëvendës Presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka treguar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Kristiano Ronaldos, në skuadrën bardhezi. Pas fitores së...