E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Sherr mes Lleshajt dhe Murrizit: Mos ma trash zërin mua, s’e di nga jam unë

Edhe gjatë seancës së sotme, nuk kanë munguar përplasjet e forta në Kuvend. Një debat i ashpër është zhvilluar mes deputetit Myslim Murrizi, dhe ministrit Sandër Lleshaj.

Ishte fillimisht deputeti që hodhi akuza ndaj policisë për gjobat që po vendos, për mos mbajtjen e maskave.

Debati degjeneroi në sherr, teksa ministri iu kundërpërgjigj Murrizit se polic ka qenë, dhe i tillë ka mbetur. Në një çast, ministri i është drejtuar deputetit që mos ti trashte zërin, duke e kërcënuar se nuk e di se nga është ai.

“Polic ke qenë dhe polic ke mbetur. Po, polic ke qenë dhe polic ke mbetur. Je polic, ke qenë polic. Harrojeni këtë intimidim. Je askushi përballë ligjit shqiptar. Rri more aty, mos e trash zërin me mua. Ti nuk e di se nga jam unë more”, deklaroi Lleshaj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...