E diel, 20 Qershor, 2021
23.5 C
Tirana

Sherr mes aktorëve të humorit, Gent Hazizi goditet me përforcues metalik nga Ledio Lako

Aktorët e njohur të humorit Ledio Lako dhe Gentian Hazizi raportohet të jenë përfshirë në një sherr fizik.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Bulevardin “Gjergj Fishta”, pranë një karburanti, për motive që ende nuk janë bërë zyrtarisht të qarta.

Mësohet se Lako ka goditur me përforcues grushti metalik, shtetasit Gentian Hazizi dhe Elton Myftiu. Policia ka ndërhyrë dhe i ka shoqëruar palët, ndërsa për Ledio Lakon ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Ende nuk dihet arsyeja pse mund të ketë lindur sherri mes dy aktorëve. Të dy aktorët janë bërë të njohur për publikun nga spektakli i humorit “Portokalli”.

NJOFTIMI ZYRTAR

Më datë 27.04.2020, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Ledio Kristaq Lako, i datëlindjes 06.04.1980, banues në Tiranë, me arsim 16 klasë, sepse në orën 12:15, në bulevardin “Gjegj Fishta”, në afërsi të karburant “Elda”, ka goditur me përforcues grushti, metalik, shtetasit Gentian Riza Hazizi dhe Elton Agron Myftiu, të datëlindjes 16.11.1972 e 10.07.1975, banues në Tiranë, me arsim 12 e 16 klasë. Përforcuesi metalik, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nenet 279 e 89 të K.P.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Tragjike/ Lushnje, 17-vjeçarja humb jetën pasi ra nga pema

Një 17-vjeçare nga Lushnja humbi jetën pasi u rrëzua nga pema Raportohet se kanë qenë familjarët që e kanë dërguar me shpejtësi drejt spitalit të...

Euro 2020/ Mbyllet grupi A, Italia dhe Uellsi kalojnë, italianët me rekord

Itali-Uells 1-0 Italia barazoi rekordin e vet të të gjitha kohërave me 30 ndeshje si e pamposhtur pas një fitoreje 1-0 kundër Uellsit në Stadiumin...

Profil/ Ngolo Kante, 5 detaje domethënëse mbi “motorrin” e Francës

I vogli Kante Historia e Kantésë është e ngjashme me atë të shumë emigrantëve nga Afrika. Lindur në periferi të Parisit, nga një familje shumë...

Infektimet/ Shqipëria me vetëm dy raste të reja në 24 orët e fundit, 0 vdekje

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos...

Formula 1/ “Holandezi fluturues’ mund Hamiltonin në xhiron e parafundit

Max Verstappen rriti diferencën e pikëve nga vendi i dytë në kampionat pasi parakaloi pikërisht atë, të dytin, Lewis Hamilton në një duel tjetër...