Paraditen e sotme, Korça u trondit nga të shtënat me armë zjarri. Në njoftimin paraprak, policia bënte me dije se kishte identifikuar autorin dhe se e kishte shpallur në kërkim.
Tashmë, disa detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me këtë ngjarje. Të shtënat me armë janë regjistruar në lagjen nr 17. Shtetasi me inicialet E. S., 19 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me dy persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.
“Më datë 25.12.2020, rreth orës 10:15, në lagjen nr. 17, Korçë, shtetasi E. S., 19 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me dy persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë.
Grupi hetimor po grumbullon prova që do t’i shërbejnë hetimit, po kqyr pamjet filmike dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.