E premte, 3 Dhjetor, 2021
10.5 C
Tirana

Sherr me thika në Institut, qëllohet disa herë futbollisti

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Institutit. Një i ri është qëlluar me thikë pas një konflikti. I plagosur ka mbetur futbollisti 21-vjeçar Olsi Meraj, i cili është dërguar menjëherë në spital, ku do t’i nënshtrohet edhe një ndërhyrje kirurgjikale.

Konflikti ka ndodhur pasi Meraj ka dalë nga stërvitja së bashku me shokun e tij, Kevin Gega, kur drejt tyre janë afruar një grup personash, të moshës 17 deri në 20-vjeç, të cilët mësohet se kanë pasur probleme me Gegën.

Personat në fjalë, të paidentifikuar ende, kanë sulmuar më pas dy të rinjtë, duke goditur me thikë në fytyrë disa herë 21-vjeçarin.

Meraj është dërguar në spitalin e Traumës, ndërsa shoku i tij, Gega është dërguar në komisariatin nr.3, ku po merret në pyetje.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:50 në rrugën “Taulantët”, gjatë një konflikti për motive të dobëta është plagosur me mjet prerës shtetasi I. M., 21 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia po punon për kapjen e autorit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...