E enjte, 21 Janar, 2021
12 C
Tirana

Sherr masiv në Elbasan, humb jetën 40-vjeçari

Një sherr masiv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Elbasan, ku për pasojë ka ndërruar jetë 40-vjeçari Florian Lamçe.

Raportohet se gjatë sherrit u përdorën shishe, sende të forta dhe thika.

Motivet e kësaj ngjarje të rëndë janë ende të paqarta, ndërkohë që mësohet se të gjithë personat e përfshirë në konflikt kanë qenë në gjendje të dehur.

Dy shtetas të tjerë A.H., 42 vjeç dhe S.S., 34 vjeç kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave.

Gjithashtu raportohet se vrasja me thikë dhe sende të forta e Lamçes ka dy pista, gjakmarrja ose tregtia e kokainës.

Lamçe njihej si person me precedentë penalë. Ai është hetuar edhe për dy plagosje.

Ndërsa vëllai i Florian Lamçes, Olti Lamçe, është i dënuar me 24 vite burg për vrasje. Në vitin 2011 ai vrau pronarin e disko ‘Tekilës’, Almir Canin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...