E diel, 17 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Sherr edhe pas “Për’puthen”, Olti: Më futi duart në fyt, mos mi prek vajzat

Në edicionin e shkuar të “Për’puthen +40”, u krijua ideja se takimet e vazhdueshme të Linditës dhe Oltit mund të përfundonin me një fund të lumtur.

Por në fakt, mes tyre nuk ka më aq miqësi, ndërsa akuzojnë njëri-tjetrin për dhunë dhe prishje imazhi. Lindita Bimi dhe Olti Çullhaj, realizuan disa takime të bukura në fillim të “Për’puthen +40”, por më pas gjërat midis dyshes ndryshuan.

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”, u trajtua historia e dhunës ndaj Oltit. Ai u përball LIVE me Linditën, ndërsa treguan prapaskenat e emisionit.

Kur kanë qenë pjesë e programit, Lindita ka akuzuar konkurrentin se ka një lidhje jashtë e për më tepër, vajza me të cilën shoqërohet është shtatzënë. Ajo tregoi se një vajzë e kishte kontaktuar në telefon, duke i treguar gjithçka për marrëdhënien e saj me Oltin. E ndërsa Olti tha se ish e dashura e tij nuk pret asnjë fëmijë.

Pjesë nga diskutimet:

Olti Çullhaj: Kisha vite që isha shkëputur fizikisht nga bashkëshortja ime, jam babai i 3 vajzave të cilat i dua shumë. Bashkëshorten e kam njohur në një diskotekë, dhe për shkak të punës nëpër diskoteka, erdhi dhe ky divorc fizik, sepse ne nuk jemi divorcuar ligjërisht. Fakti që unë u bëra pjesë e atij formati televiziv, vajzat dhe bashkëshortja ime u zemëruan shumë, pasi ato kuptuan se unë po kërkoja një njohje tjetër me një person tjetër.

Por në program, unë kuptova që kisha shumë ndjenja për bashkëshorten dhe në atë format mua më rriteshin ndjenjat edhe më shumë për bashkëshorten. Aty patëm debate me konkurrentët, dhe një prej tyre ishte Lindita Bimi, e cila më akuzonte pa fund për një femër tjetër, e cila është ish e dashura ime.

Lexo edhe :   Banori i "Big Brother Vip" plas "bombën": "Për’puthen" është me skenar

Më akuzoi për marrëdhënie, dhe se ish e dashura priste një fëmijë me mua, por kjo është gënjeshtër dhe sajuar, sepse me askënd nuk pres një fëmijë. Atë ditë që unë u dhunova nga Lindita. Nuk e kam ditur se po filmohej, sepse aty ka kamera kudo në atë format. Por Lindita më vendosi duart në fyt.

Lindita Bimi: E vërteta është kjo; sepse unë që arrita në atë pikë sepse Olti përdori një fjalor shumë të rëndë ndaj meje. Sepse në atë moment kur ne po debatonim, dikush i futur nga Olti po filmonte dhe ai aty duket shumë i edukuar. Olti ka përdorur një fjalor shumë të ulët gjatë gjithë kohës. Mjafton të shikosh në youtube të gjitha takimet tona dhe e kupton pse ka agravuar situata. Për sa i përket Oltit, më ka takuar dhe më ka kërkuar ta ndihmoj të bashkohet me bashkëshorten e tij.

Lexo edhe :   Banori i "Big Brother Vip" plas "bombën": "Për’puthen" është me skenar

Lindita pyet Oltin: Nëse dikush do ia bënte atë gjë vajzës tënde, si do reagoje?

Olti: Mos i prek vajzat e mia, boll i ke prekur, ke bërë publicitet me vajzat e mia. Ke marrë klikime.

Lindita: Ti qaje si fëmijë dhe më tregoje vetë nusen dhe vajzat e tua. Olti ka kontaktuar me djalin tim në Gjermani.

Olti: Djali jot më kontaktoi mua Lindita. Ai më shkroi mua. Nuk kam asnjë lloj adrese të djalit tënd. Djali jot më kontaktoi mua, pasi ti më vure dorën në fyt.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...