E hënë, 27 Shtator, 2021
24.5 C
Tirana

Shënon supergol dhe mbron si Pique, Albi Alla lider në Kinë (Video)

Albi Alla që në fillim të kampionatit bëhet protagonist në Kinë. Mbrojtësi shqiptar jo vetëm që bëri një paraqitje të shkëlqyer në mbrojtje në fitoren e ekipit të tij Shaanxi Changan 3-0 ndaj Qingdao Huanghai por gjithashtu mundi të shënojë dhe një nga golat në këtë sukses duke kontribuar jo pak në fitoren e parë në kampionat të të tijve në javën e dytë.

Skuadra e tij e dominoi takimin që në fillim dhe pasi e mbylli pjesën e parë në avantazh sigurinë e rezultatit ja dha Alla, që ndoqi një aksion në qendër të zonës dhe pas një fluturimi në zonë me kokë mundi të shënojë golin e 2-0 me trajnerin që festoi si i çmendur në stol. Paraqitjet e Allës janë vlerësuar dhe nga shtypi kinez që e ka krahasuar lojën e 26-vjeçarit me atë të yllit të Barcelonës, Gerard Pique.

Alla është përshtatur mjaft mirë në kampionatin kinez dhe paraqitja e tij e fundit e ka konfirmuar këtë me lojtarin që është shndërruar shumë shpejt në një prej futbollistëve më të mirë të skuadrës së tij.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...