E mërkurë, 16 Qershor, 2021
20.5 C
Tirana

Shëndeti/ Andrologu Evin Dani: Si dallohet dhe mjekohet andropauza

Meshkujt që kanë probleme me shëndetin riprodhues, impotencën apo edhe me patologji të tjera që lidhen me dëmtimin e organeve seksuale duhet të drejtohen te andrologu, që është mjeku specialist. Andrologu Evin Dani shprehet se, shpeshherë ndodh që pacientët të drejtohen te specialisti i gabuar, duke marrë dhe mjekimin e gabuar. Sipas tij, kryerja e analizës së nivelit të testosteronit dhe marrja e mjekimit u ndryshon tërësisht jetën meshkujve që janë prekur. Kjo edhe për faktin se, me rritjen e moshës fillon ndryshimi i qelizave të organeve të riprodhimit, që shoqërohen me shumë sëmundje.

Por, a mund të rindërtohet një marrëdhënie e shëndetshme seksuale përmes mjekimit edhe për meshkujt mbi 60 vjeç? Andrologu Dani shprehet se, marrja e mjekimit me testosteron i ndryshon tërësisht personat e prekur. “Marrja e testosteronit ua bën jetën të shkëlqyer, shumë aktive dhe njëkohësisht ndihmon dhe familjarët, sepse një burrë në moshë të thyer e që ankohet është një barrë për ta, sidomos me jetën aktive që bëjnë aktualisht. Është një gjë shumë e thjeshtë: bëj analizën e nivelit të testosteronit, merr mjekimin dhe ndryshimi është i jashtëzakonshëm. Është një problem lehtësisht i diagnostikueshëm”, shprehet Dani.

Si dallohet andropauza?

Sipas andrologut Dani, një nga shenjat e para është se pacienti nis të ankohet për disfunksionin eretik, pra impotencës seksuale.

“Testosteroni është një nga hormonet kryesore që është i lidhur me ereksionin, pra me aktivitetin seksual. Dëmtimi i nivelit të tij bën që qelizat, enët e gjakut, që janë përgjegjëse për ereksionin të dëmtohen dhe të mos funksionojnë ashtu siç duhet. Në rastin konkret, këta persona kanë pamundësi për të bërë aktin seksual. Kjo shoqërohet edhe me rënien e dëshirës seksuale: pra nëse themi që dëshira seksuale është një proces, një moment i vendosur në bazë të një gjëndre që ndodhet në tru, që është përgjegjëse për dëshirën seksuale, pavarësisht se nuk kemi patologji që kanë lidhje me këtë gjëndër, shikojmë që këta persona kanë rënie të dëshirës seksuale”, shprehet Dani, duke shpjeguar se, te persona të tillë dallohen këputje dhe lodhje të përgjithshme.

Lexo edhe :   Gurët e tëmthit, shkaktarët dhe të rrezikuarit

Ai shpjegon se këta persona lodhen shpejt për shkak të funksioneve metabolike që luan testosteroni. “Testosteroni është një nga hormonet kryesore në metabolizmin e muskulaturës dhe sigurisht ulja e nivelit bën që këta persona të kenë dobësim të muskulaturës. Po ashtu, këta persona kanë një djersitje të pakuptimtë gjatë natës. Një tjetër shenjë e rëndësishme është anemia e pashpjegueshme. Tjetër shenjë është osteoporoza. Një nga shkaqet e frakturave të ndryshme në një moshë mbi 60 vjeç është andropauza. Këtyre personave u prishet edhe gjumi: flenë gjatë ditës dhe zgjohen gjatë natës. Po ashtu, bëhen edhe më depresivë: nuk flasin, mbyllen në vetvete”, thotë Dani.

Lexo edhe :   Gurët e tëmthit, shkaktarët dhe të rrezikuarit

Andrologu Dani bën thirrje që pacientët të mos i kalojnë në mënyrë të heshtur simptomat e andropauzës që të shmangin situatat nervoze dhe depresive. “Do të ishte mirë që matja e nivelitet të testosteronit të bëhej rregullisht, sidomos për moshtat mbi 60 vjeç”, thotë Dani./ Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...

Arma më e fuqishme e Opozitës

Nga Oerd Bylykbashi Ligji i Dekriminalizimit funksionon si sahat! Një tjetër kryebashkiak i dënuar me burgim u zbulua falë tij, duhet të largohet nga funksioni...