E diel, 12 Korrik, 2020
21 C
Tirana

Shembja e Teatrit/ PD dorëzon në SPAK padinë për Ramën, Veliajn dhe Maznikun

Më të lexuarat

Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve vijon të rritet, atëherë në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. I ftuar në...

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

Humb jetën nga koronavirusi babai i gazetarit të njohur

Gazetari i njohur, Berat Buzhala njofton se babai i tij ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Përmes një postimi në Facebook, gazetari tregon se babai i...

“Unë kryeministër e ai president”, Rama thumbon Bashën

Përgjigjet e kundërpërgjigjet ndërmjet Ramës dhe Bashës nuk kanë fund. Pasi kryedemokrati zbuloi prapaskenat, lidhur me ofertën që i kishte ardhur nga ndërmjetësues të...

“U rrah nga shokët e skuadrës”, reagon lojtari rumun i Partizanit

Qendërmbrojtësi rumun i Partizanit, Deian Boldor, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan sot në media se ai ka pësuar nga shokët e tij të...

Zbardhet përgjimi/ Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon shqiptarët

Një përgjim i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku dëgjohet duke ofenduar shqiptarët po bën xhiron e rrjetit. Në videon e siguruar nga...

U kërkoi të mbanin maskë, shoferi i autobusit humb jetën nga të rrahurat e të rinjve

Një 59-vjeçar i cili punonte si shofer autobusi në Francë ka humbur jetën, pasi u rrah nga një grup pasagjerësh që refuzuan të mbanin...

U fotografua në rrugë, reagon deputetja e infektuar

Deputetja e PDK në Kuvendin e Kosovës Eliza Hoxha e cila është infektuar nga COVID-19, së fundmi u fotografua në rrugë. Reagimet qenë të shumta,...

Shpërthejnë protestat në Greqi pas miratimit të ligjit në Kuvend

Në Greqi kanë janë regjistruar protesta të dhunshme, kundër ligjit që kufizon të drejtën për të protestuar që u miratua së fundmi në Parlament. Ky...

“Bleu shtëpi 232 mijë euro”/ Majko: Ndryshova banesë për shkak të kërcënimeve

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka pohuar edhe një herë se ai ka marrë kërcënime nga Irani rreth dy vite më parë. Majko ka reaguar...

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, bën me dije se Partia Demokratike ka depozituar sot në SPAK disa kallëzime penale në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Përmes një deklarate për mediat, Vokshi sqaroi se është kërkuar ndjekje penale për kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj, nënkryetarin Arbian Mazniku dhe disa zyrtarë të tjerë.

Ajo theksoi se PD ka kërkuar nga Prokuroria që të vendosë sekuestro preventive për truallin e kaluar në pronësi të bashkisë me vendim qeverie.

Deklarata e plotë:

Ne e dorëzuam padinë për shembjen e paligjshme të teatrit në SPAK, sepse besojmë se dikush duhet të shkojë në burg për krimin e kryer. Përvec shërbëtorëve që kanë hedhur firmat në vendime të paligjshme, Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të ndëshkohen nga drejtësia, sepse kanë vepruar me Teatrin si një organizatë kriminale. Ata kanë shkelur çdo ligj për të çuar përpara projektin e grabitjes së tokës publike të Teatrit dhe pas Teatrit. Një drejtësi e pavarur e ka shumë të thjeshtë të faktojë këtë të vërtetë dhe t’i vërë prangat Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Një vendimarrje e tillë nuk është në kompetencën e këshillit Bashkiak të Tiranës. Ne kemi kërkuar nga prokuroria që të vendosë sekuestro preventive për truallin e kaluar në pronësi të bashkisë me vendim qeverie. Kjo do të ndalë çdo akt tjetër, si ndërtimin e një projekti të paligjshëm, ashtu edhe grabitjen e truallit për të ngritur atje kullat e oligarkëve të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Partia Demokratike e konsideron çështjen e shmebjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar një provë për funskionimin e pavarur të SPAK-ut. Me apatinë e deritanishme, SPAK ka zhgënjyër këdo që ka besuar se ky insticion do të ndëshkojë qeveritarët e korruptuar dhe bandat e krimit të organizuar. SPAK i ka aty të gjitha faktet. Mjafton që prokurprët të bëhen shërbëtorë të politikës dhe kjo çështje çon pas hekurave Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Edi Rama në bashkëpunimin kriminal me Erion Veliajn ka zgjedhur vetë projektin fitues, pa hapur më parë garën për konkurs sipas përcaktimeve të Ligjit për Prokurimet Publike. Këtë e pohuan edhe pas shembjes barbare të Teatrit, siç e cilësoi Le Monde, apo pas vendimit me stil hitlerian, siç shkroi der Standard. Është Edi Rama që ka zgjedhur arkitektin Bjarke Ingels për këtë project që 1 vit e gjysëm përpara se kompania Fusha ta paguante atë, si project privat. Nëse SPAK-u ka vullnet për të zbatuar ligjin, faktet janë të plota për ta ndëshkuar këtë korrupsion kriminal të Edi Ramës dhe Erion Veliajt me Teatrin Kombëtar. Ligji për Prokurimin Publik e detyron qeverinë shqiptare të kryejë konkurs ndërkombëtar për projektin e Teatrit të ri. Por kryeministri ka shkelur ligjin duke eliminuar garën dhe duke diktuar vetë projektin dhe koston e lartë të tij, 30 milionë euro. SPAK e ka për detyrë të ndalë jo vetëm grabitjen e truallit të teatrit dhe tokës publike, por edhe të 30 milionë eurove që do të merren borxh për të mbuluar pastrimin e parave të pista me projektin criminal të Edi Ramës për teatrin dhe Kullat që do ta rrethojnë atë. Në një kohë kur shqiptarët po vuajnë pasojat e keqqeverisjes nga Edi Rama, të ortakërisë së tij kriminale me një grusht njerëzish me të cilët po vjedh Shqipërinë, 30 milionë euro borxh janë një gur i rëndë edhe mbi shpinën e fëmijëve të prokurorëve të SPAK-ut. Gjatë gjithë këtyre 22 viteve në politikë, në postet më të larta drejtuese si ministër, kryetar bashkie dhe kryeministër, Edi Rama ka patur si qëllim vetëm pasurimin e paligjshëm. SPAK ka në dorë një çështje historike që ndan dy kohë. Koha kur drejtësinë e bën politika duhet të marrë fund me vendosjen e drejtësisë për Teatrin. Kjo është koha kur qeveritarët e korruptuar duhet të shkojnë në burg!.

“KALLËZIMI ËSHTË PËR KRYERJEN E 9 VEPRAVE PENALE TË MËPOSHTME:
Ne e dorëzuam padinë për shembjen e paligjshme të teatrit në SPAK, sepse besojmë se dikush duhet të shkojë në burg për krimin e kryer. Përvec shërbëtorëve që kanë hedhur firmat në vendime të paligjshme, Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të ndëshkohen nga drejtësia, sepse kanë vepruar me Teatrin si një organizatë kriminale. Ata kanë shkelur çdo ligj për të çuar përpara projektin e grabitjes së tokës publike të Teatrit dhe pas Teatrit. Një drejtësi e pavarur e ka shumë të thjeshtë të faktojë këtë të vërtetë dhe t’i vërë prangat Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Lexo edhe :   “Çdo veprim i njëanshëm do të përbënte prishje të marrëveshjes”, PD i përgjigjet Ramës
Lexo edhe :   “Çdo veprim i njëanshëm do të përbënte prishje të marrëveshjes”, PD i përgjigjet Ramës

Një vendimarrje e tillë nuk është në kompetencën e këshillit Bashkiak të Tiranës. Ne kemi kërkuar nga prokuroria që të vendosë sekuestro preventive për truallin e kaluar në pronësi të bashkisë me vendim qeverie. Kjo do të ndalë çdo akt tjetër, si ndërtimin e një projekti të paligjshëm, ashtu edhe grabitjen e truallit për të ngritur atje kullat e oligarkëve të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Partia Demokratike e konsideron çështjen e shmebjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar një provë për funskionimin e pavarur të SPAK-ut. Me apatinë e deritanishme, SPAK ka zhgënjyër këdo që ka besuar se ky insticion do të ndëshkojë qeveritarët e korruptuar dhe bandat e krimit të organizuar.

SPAK i ka aty të gjitha faktet. Mjafton që prokurprët të bëhen shërbëtorë të politikës dhe kjo çështje çon pas hekurave Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

Edi Rama në bashkëpunimin kriminal me Erion Veliajn ka zgjedhur vetë projektin fitues, pa hapur më parë garën për konkurs sipas përcaktimeve të Ligjit për Prokurimet Publike. Këtë e pohuan edhe pas shembjes barbare të Teatrit, siç e cilësoi Le Monde, apo pas vendimit me stil hitlerian, siç shkroi der Standard. Është Edi Rama që ka zgjedhur arkitektin Bjarke Ingels për këtë project që 1 vit e gjysëm përpara se kompania Fusha ta paguante atë, si project privat.

Nëse SPAK-u ka vullnet për të zbatuar ligjin, faktet janë të plota për ta ndëshkuar këtë korrupsion kriminal të Edi Ramës dhe Erion Veliajt me Teatrin Kombëtar.

Ligji për Prokurimin Publik e detyron qeverinë shqiptare të kryejë konkurs ndërkombëtar për projektin e Teatrit të ri. Por kryeministri ka shkelur ligjin duke eliminuar garën dhe duke diktuar vetë projektin dhe koston e lartë të tij, 30 milionë euro.

SPAK e ka për detyrë të ndalë jo vetëm grabitjen e truallit të teatrit dhe tokës publike, por edhe të 30 milionë eurove që do të merren borxh për të mbuluar pastrimin e parave të pista me projektin criminal të Edi Ramës për teatrin dhe Kullat që do ta rrethojnë atë.

Në një kohë kur shqiptarët po vuajnë pasojat e keqqeverisjes nga Edi Rama, të ortakërisë së tij kriminale me një grusht njerëzish me të cilët po vjedh Shqipërinë, 30 milionë euro borxh janë një gur i rëndë edhe mbi shpinën e fëmijëve të prokurorëve të SPAK-ut.

Gjatë gjithë këtyre 22 viteve në politikë, në postet më të larta drejtuese si ministër, kryetar bashkie dhe kryeministër, Edi Rama ka patur si qëllim vetëm pasurimin e paligjshëm.

SPAK ka në dorë një çështje historike që ndan dy kohë. Koha kur drejtësinë e bën politika duhet të marrë fund me vendosjen e drejtësisë për Teatrin. Kjo është koha kur qeveritarët e korruptuar duhet të shkojnë në burg!

KALLËZIMI ËSHTË PËR KRYERJEN E 9 VEPRAVE PENALE TË MËPOSHTME:
1.“Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i K.Penal,
2.“Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”, parashikuar nga neni 154 i K.Penal, “Shkatërrimi i veprave kulturore”, parashikuar nga neni 160 i K.Penal,
3.“Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal,
4.“Shkelja e barazise se pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i K.Penal,
5.“Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga
6.neni 259 i K.Penal,
7.“Korrupsioni pasiv i funksionareve te lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 260 i K.Penal,
8.“Organizata kriminale”, parashikuar nga neni 333 i K.Penal
9.“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i K.Penal.

KALLËZIMI DREJTOHET KUNDËR:
Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë;
Erjon Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tirane;

Arbjan Mazniku, Alban Dokushi, Taulant Tusha, Erindi Bejko, Jonida Halili, Julinda Dhame, Ditjon Baboci, Dhimitraq Furxhi, Frida Pashako, Berta Piro, Laura Deliu, Elena Jaupaj, Jetmir Hasa, në cilësinë e nëpunësve civilë pranë Bashkisë Tiranë dhe propozues për shembjen e Teatrit Kombëtar;

Toni Gogu, Kryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë;

Ing. Agron Hysenlliu, Ing. Afrim Cenga, Ing. Artur Hasantare, Ing. Olsi Nunaj, Ing. Elbarina Nunaj, në cilësinë e funksionarëve të Institutit të Ndërtimit.

Dallëndyshe Bici, Kryeinspektor i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Dielli do të lindë përsëri”/ Hashim Thaçi viziton varrin e Adem Jasharit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar varrin e Adem Jasharit, dy ditë para nisjes për në Hagë. “Jam sonte këtu në Prekaz për të...

Listat e hapura kërkojnë ndryshime në kushtetutë, sipas një eksperti ndërkombëtar

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama dhe Partia Demokratike, replikuan sërish sot në distancë pas deklarimit të djeshëm të kreut socialist për të mbështetur propozimin...

Japoni/ Dhjetëra viktima nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Ka shkuar në 63 numri i personave që kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e tokës në rajonin Kyushu në jugperëndim të Japonisë. Sipas agjencisë së...

Armand Duka uron De Biasin për detyrën e re

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, ka uruar ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, për detyrën e re. Duka thotë së shpreson që De Biasi...

Kapshticë/ Policia greke nuk lejon asnjë makinë me targa shqiptare të kalojë kufirin

Të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë këtë fundjavë nuk do të lejohen. Sipas Abc News, pala greke në Kapshticë ka njoftuar se...