E shtunë, 30 Maj, 2020
20 C
Tirana

Shembja e Teatrit Kombëtar/ “Tensionet vijojnë të mbeten të larta”

Më të lexuarat

Ardi Veliu nxori videon, e ëma e 15-vjeçarit zbulon vendimin që ka marrë

Nëna e djalit të dhunuar nga disa policë në zonën e Liqenit Artificial, Zaida Çobo, ka thënë se është ndjerë e tmerruar. Në një...

Mustafa tregon se kur mund të mbahet votimi i qeverisë Hoti

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa është shprehur se ekziston mundësia që seanca për votimin e qeverisë të mbahet nesër ose ditën e hënë. Në një...

“Asnjë lëshim”, përfaqësuesi i opozitës jep sinjalet para mbledhjes së Këshillit Politik

Teksa pritet që për pak orë të mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesi i LSI në këtë tryezë, Petrit Vasili, ka dhënë mesazhe...

VIDEO/Ardi Veliu del blof, pamjet e të ëmës së djalit të dhunuar janë xhirime nga filmi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka folur sot për dhunën e 4 efektivëve kundër një 15-vjeçari, ngjarje e cila ka...

Ambasada Amerikane prezanton projektin për Shqipërinë, Manjani nxjerr prapaskenat

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka hedhur thumbin e radhës, pas publikimit nga Ambasada Amerikane në Tiranë të disa pamjeve për të ngritur sallën...

Si paraqitet situata nga COVID-19 në Itali? Dalin të dhënat e fundit

Në Itali, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 111 persona si pasojë e koronavirusit. Kësisoj, numri total i viktimave shkon në 33,340. Autoritetet përkatëse...

COVID-19/ “Vendi jashtë kontrollit”, ish-deputeti shpalos 8 propozime

Ish-deputeti i PD-së, njëherësh mjeku reanimator, Tritan Shehu ka reaguar së fundmi lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19 në Shqipëri. Shehu, në një postim...

Skandali me videon/ Ardi Veliut i ikën ‘situata nga duart’: Ju kërkoj ndjesë

Pas komentit qesharak ndaj nënës së 15-vjeçarit të dhunuar, ku përdori edhe një video personale për të fshehur gjurmët, një tjetër reagim ka ardhur...

Tiranë/ Abuzonin me një të mitur, arrestohen 4 persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 shtetas, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur. Specialistët për Hetimin e Krimit pas informacionit të...

Lëkundje tërmeti në Korçë

Një lëkundje tërmeti është ndjerë në Korçë së fundmi. Raportohet se tërmeti me magnitudë 4.05 ballë i shkallës Rihter, ka pasur si epiqendër Libonikun e...

Në Shqipëri, në orët e para të mëngjesit, mjetet e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit ndërhynë duke shembur godinën e Teatrit Kombëtar në Tiranë, ndërsa e gjithë zona u rrethua me forca të shumta policie, të cilat ndërhynë më parë forcërisht duke shpërndarë grupet e artistëve, qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës që ndodheshin me ta.

Tensionet kanë vijuar për orë të tëra ndërsa mësohet se disa dhjetra persona, mes tyre artistë të ndryshëm që kundërshtojnë prej gati dy vitesh projektin për prishjen e Teatrit, si dhe drejtuesja e Lëvizjes socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, janë shoqëruar në polici. Mes të shoqëruarve dhe gazetari dhe analisti Alfred Lela.

Ndërsa e gjithë zona vijon të mbetet e rrethuar dhe mjetet e rënda avancojnë me prishjen e godinës, tensionet mbeten të larta, me qindra persona po protestojnë ndaj veprimeve të autoriteteve.

Kryetari demokrat Lulzim Basha foli për dhunë barbare dhe paligjshmëri dhe njoftoi një mbledhje të opozitës për të vendosur qëndrimin që do të mbahet pas këtyre zhvillimeve:

“Opozita do të mblidhet sot, koalicioni opozitar do të mblidhet sot dhe do të ndërmarrë veprimet politike. Ajo që çdo shqiptar e kupton sot nga kjo ngjarje është se me Edi Ramën paligjshmëria, dhuna dhe pabesia do të vazhdojnë. Nuk do të ketë fund dhuna, paligjshmëria edhe padrejtësia pa marrë fund kjo qeveri dhe pa u larguar ky njeri. Nuk ka rrugë tjetër”, deklaroi zoti Basha.

Pasi u lirua nga policia ku u mbajt disa orë, zonja Kryemadhi foli me tone të ashpra. “Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të mos e njohin shtetin e Edi Ramës. Mos të njohin asnjë gjë, që është mbijetesë. Mos e përdorni fjalën revolucion se na shqetësohen ambasadat, iu duket fjalë e keqe por harrojnë që këlyshët e komunizmit i kanë aty dhe me ndihmën dhe pazaret e tyre”.

Lexo edhe :   Nxorën konkluzionin se Teatri duhej shembur, Prokuroria thërret në pyetje 3 specialistët
Lexo edhe :   Nxorën konkluzionin se Teatri duhej shembur, Prokuroria thërret në pyetje 3 specialistët

Presidenti Ilir Meta, i cili ka kundërshtuar publikisht projektin për shembjen e Teatrit Kombëtar reagoi sot me tone të ashpra.

“Mafia urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për Mafien në pushtet. Ky është një krim kushtetues, ligjor dhe moral i paamnistueshëm”, shkroi zoti Meta në një postim në Facebook.

Ndërsa numri i qytetarëve që kanë sfiduar rregullat e ndalimit të lëvizjes për shkak të pandemisë COVID 19, e që po grumbullohen në zonën rreth Teatrit po shtohet, tensionet vijojnë të mbeten të larta.

Herë pas here ka përpjekje për të çarë kordonin e policisë, të cilat sprapsen me forcë nga policia. Në zonë janë shfaqur dhe njësitë e trupave speciale.

Përmes një reagimi në Twitter, delegacioni i Bashkimit Europian u shpreh se ka ndjekur “me shqetësim të thellë zhvillimet e situatës në terren. Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore”.

Në orët e para të ditës, kryeministri Edi Rama postoi në Facebook një video të shkurtër të disa projekteve të realizuara në Tiranë por që kishin hasur në kundërshtime të forta.

Ai shprehet se “janë të njejtët që ngrihen kundër çdo lloj projekti në Tiranë. Nuk e duan zhvillimin, por Tiranën nuk e ndalin dot!, shkruajti zoti Rama. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

COVID-19/ Pasi situata u përkeqësua, Maqedonia e Veriut bën lëvizjen urgjente

Duke qenë se pati një përkeqësim të situatës për shkak të koronavirusit, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski vendosi të zgjasë edhe për...

PD: Të gjithë kërkojnë shkarkimin e Ardi Veliut

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi deklaroi se një kryeministër normal do ta kishte shkarkuar menjëherë një drejtor policie që justifikon me prova të...

E përndjek prej 3 muajsh, Luana Vjollca denoncon në polici 28-vjeçarin

Prej 3 muajsh, moderatorja Luana Vjollca është përndjekur nga një 28-vjeçar nga Kosova. I riu i identifikuar si A. Morina, e ka përndjekur moderatoren në...

Reforma Zgjedhore, Bamir Topi: Nuk do kemi asgjë në fund

Ish-presidenti Bamir Topi ishte i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Kjo javë” në “News 24”, prej ku theksoi se në fund të Reformës...

Bamir Topi: Rama rrëzohet nga pushteti vetëm në këtë mënyrë

Ish-presidenti Bamir Topi deklaroi në emisionin “Kjo javë”, se rruga e vetme se si mund të rrëzohet nga pushteti kryeministri Edi Rama, është përmes...
WhatsApp KONTAKTO TT