E martë, 26 Maj, 2020
16 C
Tirana

Shembja e Teatrit/ “Europa Nostra” letër Ministres së Kulturës në BE

Më të lexuarat

Budina paralajmëron surpriza për nesër: Dy dosje të reja në SPAK

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u zhvendos pasditen e sotme në Kukës, ku po mbledh firmat për peticionin për rindërtimin e Teatrit. Ata kanë...

“Do shihni një tjetër president”, Meta bën lëvizjen e radhës

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka kthyer në Kuvend ligjin për ‘Turizmin Detar’. Në arsyetimin e tij, Meta thotë se ligji ka fjalë dhe...

Si do bëhet hapja e transportit publik? Përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se hapja e transportit publik do të bëhet “pjesë-pjesë”. Kreu i Qeverisë sqaroi qytetarët se deri në fund të...

Presidenti austriak thyen masat kufizuese, kapet ‘mat’ nga policia në restorant

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen është kapur nga policia bashkë me gruan e tij, Doris Schmidauer, në një restorant në Vjenë teksa...

Ndahet nga jeta ish-kreu i PD-së në Mirditë/ Basha: Drejtues i shkëlqyer vendor

Kreu i PD-së, Lulzim Basha bën me dije se është ndarë nga jeta ish-kryetari i Partisë Demokratike në Mirditë, Preng Toma. Përmes një postimi në...

“Kemi frikë të dalim”, Berisha: Policia po fsheh ngjarjen në Bulqizë

Banorët në Bulqizë janë tmerruar mbrëmjen e djeshme nga breshëria e kallashnikovit. Denoncimin e bën një qytetar në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas qytetarit...

Letra / Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i kujton kontratën Bashës

Në adresë të kryedemokratit Basha, Aleanca për Mbrotjen e Teatrit i ka dërguar sot një letër publike, ku i kujton marrëveshjen që ka nënshkruar...

Përfundon takimi Yuri Kim-Basha/ Ambasadorja u vendos ultimatum politikanëve shqiptarë

Sapo ka përfunduar takimi mes Ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim dhe Kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Kim u ka vendosur ultimatum politikanëve shqiptarë...

Meta dekreton 3 ligje të qeverisë për mjedisin dhe pyjet

Presidenti Meta ka dekretuar ditën e sotme shpalljen e tre ligjeve. Bëhet fjalë për: Ligjin nr. 52/2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 448,...

Njihuni me 7 “ekspertët” që firmosën për prishjen e Teatrit Kombëtar

Dy vite më parë kur bashkia e qeveria sapo kishin nisur procedurat për prishjen e Teatrit Kombëtar, Ministria e Kulturës, që asokohej drejtohej nga...

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, “Europa Nostra” ka reaguar në mënyrë konstante.

Fillimisht shprehu keqardhjen për prishjen e godinës, e më pas përkrahu protestat e iniciuara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Ndërkohë “Europa Nostra” nuk është ndalur me kaq!

Së fundmi i ka dërguar një letër Ministres së Kulturës së BE-së, Nina Obuljen Koržinek.

“Ju bëjmë thirrje që të transmetoni tek të gjithë anëtarët e Këshillit të BE-së dënimin tonë më të fortë për shembjen brutale të Teatrit Kombëtar në Tiranë”, shkruhet ndër të tjera në letër.

Letra e plotë: “Letër shumë e rëndësishme e Europa Nostra për shembjen brutale të Teatrit Kombëtar Shqiptar në Tiranë

Hagë, 18 maj 2020

Në vëmendjen personale urgjente të Zonja Nina Obuljen – Koržinek Ministre i Kulturës Ushtruese e Detyrës së Kryetarit të Këshillit të Ministrave të BE-së

Re: Dënim i fortë i shembjes brutale të Teatrit Kombëtar Shqiptar në Tiranë

E nderuar zonja Ministre,

E nderuar zonja Kryetare e Këshillit të Ministrave të BE-së,

Në prag të mbledhjes së nesërme (përmes video konferencës) të Këshillit të Ministrave të BE-së, në të cilën Ministrat e Kulturës të BE-së pritet të miratojnë konkluzionet e Këshillit mbi “Nxitjen e bashkëpunimit evropian në lidhje me trashëgiminë kulturore në rrezik”, ju bëjmë thirrje që të transmetoni tek të gjithë anëtarët e Këshillit të BE-së dënimin tonë më të fortë për shembjen brutale të Teatrit Kombëtar në Tiranë që u zhvillua dje.

Siç mund ta dini, një aleancë e madhe e përbërë nga artistë, intelektualë, ekspertë të trashëgimisë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë luftuar – për disa vjet tani – për ruajtjen (me rinovim të nevojshëm) të Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Europa Nostra ka shprehur mbështetjen e tyre për këto përpjekje qysh në vitin 2018, gjatë Vitit Europian të Trashëgimisë Kulturore dhe ka përcjellë shqetësimet tona për prishjen e planifikuar të këtij Teatri tek autoritetet më të larta të Shqipërisë.

Kohët e fundit, Teatri Kombëtar në Tiranë është përfshirë në listën e vitit 2020 të 7 vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë. Kjo u bë publike në 24 Mars 2020 bashkërisht nga Europa Nostra dhe nga partneri ynë i paçmuar Instituti Europian i Bankës së Investimeve. Komisioni Europian – përmes Komisionerit të BE Mariya Gabriel, ka shprehur gjithashtu mbështetjen e tij për mbrojtjen e të gjitha vendeve të përfshira në Listën tonë, përfshirë Teatrin Kombëtar në Tiranë.

Pas përshkallëzimit të rrezikshëm të situatës së javës së kaluar të shkaktuar nga transferimi i përgjegjësisë për Teatrin në Bashkinë e Tiranës dhe një vendim për prishjen e Teatrit – marrë pas dyerve të mbyllura – nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, Europa Nostra bëri një deklaratë publike duke kundërshtuar çdo përpjekje për prishjen e një ndërtese emblematike të vendosur në ansamblin historik të mbrojtur në qendër të Tiranës, dhe të mbështetur nga ekspertë dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Komisionerja e BE, Mariya Gabriel, të nesërmen u kërkoi autoriteteve shqiptare që të angazhohen në një dialog konstruktiv me shoqërinë civile dhe ekspertë të trashëgimisë kulturore përpara se të marrin ndonjë vendim të pakthyeshëm. Për më tepër, Presidenti i Republikës kishte parashtruar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë për të shqyrtuar ligjshmërinë e vendimit të Këshillit Bashkiak për prishjen e Teatrit.

Në vend që të merrnin kohë për të shqyrtuar ligjshmërinë e vendimit të tyre, dhe të hapnin dialogun me shoqërinë civile dhe ekspertët, autoritetet shqiptare vendosën të shfrytëzojnë ditën e fundit të masave të veçanta të urgjencës shëndetësore të ndërmarra si përgjigje për pandeminë COVID19, për të shkatërruar Teatri.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, 17 maj, ata dërguan një numër të madh policësh për të rrethuar Teatrin dhe për të arrestuar rreth 30 artistë dhe aktivistë të shoqërisë civile që kanë mbrojtur teatrin 24/24 orë në ditë për dy vitet e fundit.

Ata gjithashtu kanë dërguar buldozerë për të prishur brutalisht teatrin: jo vetëm që ata fshinë dhe shndërruan në rrënoja një bazë të rëndësishme të historisë së hershme të Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë, por edhe të gjitha objektet dhe arkivat që formonin një pjesë të kujtesës së këtij institucion i rëndësishëm kulturor.

Europa Nostra, Zëri Europian i Shoqërisë Civile i përkushtuar ndaj Trashëgimisë Kulturore, dëshiron të përcjellë te Ministrat e Kulturës të BE-së shprehjen e dënimit tonë të fortë për këtë akt brutal.

Ne besojmë se 17 maji ishte një ditë e trishtuar për trashëgiminë kulturore në Shqipëri dhe në Europë në tërësi. Dhe ishte gjithashtu një ditë e trishtuar për demokracinë dhe respektimin e shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe në Europë në tërësi.

Ne i kërkojmë Ministrat e BE-së të ritheksojnë që mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe e kujtesës sonë kulturore dhe historike përfaqëson një nga vlerat themelore të BE-së dhe të shprehë solidaritetin e tyre me të gjithë qytetarët në Shqipëri, të cilët janë të përkushtuar për ruajtjen e identitetit kulturor të vendit të tyre, i cili bën pjesë në historinë dhe kulturën e përbashkët dhe të larmishme të Evropës.

Ne gjithashtu kërkojmë nga Ministrat e Kulturës të BE të insistojnë në rëndësinë e kulturës dhe trashëgimisë kulturore brenda procesit të vazhdueshëm të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Europa Nostra qëndron në dispozicion të Këshillit të Ministrave të BE-së, dhe të të gjitha institucioneve të BE-së për të nxitur bashkëpunimin europian për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore, si një katalizator i fuqishëm për të ardhmen e Evropës, për të cituar Manifestin tonë të Ditës së Evropës të miratuar më 9 maj 2020.

Me respekt dhe përzemërsi i juaji,

Presidenti Ekzekutiv Dr Hermann Parzinger

Kopje për:

Zonja Mariya Gabriel, Komisioneri e BE-së për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Edukimin, Rininë dhe Sportin

Z. Oliver Varhelyi, Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin

Z. Josep Borrell, Zëvendës President i KE & Përfaqësues i Lartë për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Skandali/ Pesticide të ndaluara e të rrezikshme për mishin, sallamin e frutat

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” sjell me zë dhe figurë se si përdoren pesticidet e ndaluara e të dëmshme për shëndetin në spërkatjen...

”Këtu ka interesa personale”/ Renato Mekolli: Do largohem nga Shqipëria (VIDEO)

Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, në një intervistë në ‘Ilva Now’, u shpreh i shqetësuar për gjendjen në të cilën ndodhemi. Ai...

Avokati i Popullit: Shqipëria shkeli ligjet dhe konventat me dëbimin e Harun Çelik

Avokati i Popullit i ka dërguar një raport të plotë Policisë së Shtetit në lidhje me shkeljet që janë bërë për procedurat e dëbimit...

“Mbijetesa po bëhet çdo ditë e më e pamundur”, Basha vijon turin me bizneset

Kryedemokrati Basha ka vijuar turin me bizneset. Ai ka takuar qytetarët në njësinë nr 5 në Tiranë, ndërsa ka folur me ta lidhur me...

“Temat e nxehta”, Vasili flet për Reformën Zgjedhore

Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në tryezën për Reformën Zgjedhore Petrit Vasili, përgjatë një interviste televizive theksoi se “nuk mund të pranohet që...
WhatsApp KONTAKTO TT