E shtunë, 31 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

Shembja e ndërtesës në SHBA, 10 viktima dhe 151 të zhdukur

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë në rrënojat e një godine 12-katëshe banimi disa ditë pas shembjes së saj duke shpresuar ende të gjejnë të mbijetuar, megjithëse koha po kalon. Numri zyrtar i të vdekurve ka arritur në 10, ndërsa 151 persona nuk janë gjetur ende. Ndërkaq, kryetarja e bashkisë së kontesë Majami-Dejd urdhëroi sot një kontroll të të gjitha ndërtesave mbi 40 vjeçare pas shembjes së Kullës Jugore të kompleksit Champlain, e ndërtuar në vitin 1981.

Ekipet e shpëtimit vazhduan të gërmojnë në rrënoja për të pestë ditë të hënën duke shpresuar ende se mund të gjejnë të mbijetuar në ndërtesën e shembur në qytezën Sërfsajd të Majamit. Anëtarët e familjeve vazhdojnë të kenë shpresë edhe pse askush nuk është nxjerrë i gjallë që pas shkatërrimit të strukturës.

Numri i të vdekurve arriti në dhjetë të hënën. Por më shumë se 150 njerëz janë ende të zhdukur.

Ekipe nga Izraeli dhe Meksika kanë shkuar për të mbështetur operacionet e shpëtimit – me gjashtë deri në tetë skuadra që punojnë aty në çdo orë.

Familjet e të zhdukurve vizituan vendin e ngjarjes me autobusë të dielën nga ku mund të shihnin ekipet e shpëtimit duke punuar: zjarrfikës, qen me erë dhe ekspertë kërkimi që përdorin radarë dhe pajisje hidrolokatore.

Dhjetra njerëz mbeten të zhdukur dhe kryebashkiakja e Majami-Dejd, Daniella Levine Cava tha në një konferencë shtypi se autoritetet tani po zhvillojnë biseda të sinqerta me anëtarët e familjeve që ende kanë shpresë për të dashurit e tyre. Të dielën, kryebashkiaku i qytezës Sërfsajd, Charles Burkett u përpoq të mbante gjallë shpresat ndërsa foli për programin “This Week” të rrjetit ABC.

“Jemi duke punuar 24 orë në ditë. Pa pushim. E vetmja gjë që mendojmë është shpresa për të tërhequr anëtarët e familjeve të tyre gjallë nga ato rrënoja. Kjo është ajo që po bëjmë, dhe nuk do të ndalemi. Jo sot. Jo nesër Jo pasnesër. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë derisa të gjithë të gjenden”, tha kryetari i bashkisë Charles Burkett.

Lexo edhe :   Shkencëtarët paralajmërojnë: Kina po rrit kapacitetet për armë bërthamore

Ekipet e shpëtimit janë penguar nga zjarret që digjen në vendin e ngjarjes. Disa kanë kritikuar ritmin e përpjekjeve të shpëtimit.

Jashtë rrënojave, në një memorial të improvizuar, janë emrat dhe fotografitë e atyre që ende nuk janë gjetur. Gjyshja e Mikel Noriegës është mes tyre.

“Kanë ditë që po kërkojnë, dhe me thënë të drejtën nuk dime çfarë mund të presim. Por mund t’u them se sigurisht shpresojmë shumë. Po e mbajmë shpresën gjallë. Besojmë se nuk është ky fundi”, thotë zoti Noriega.

Lexo edhe :   Shkencëtarët paralajmërojnë: Kina po rrit kapacitetet për armë bërthamore

Ndërkaq qyteti Sërfsajd publikoi dokumenta të vitit 2018 që tregojnë se ndërtesës i është kërkuar një riparim me kosto prej 9.1 milionë dollarë pasi një inspektim inxhinierik gjeti dëme të mëdha strukturore në pjesën e betonit poshtë pishinës së ndërtesës si dhe në disa pjesë të tjera.

Një ish banore e ndërtesës i tha radios NPR se zyrtarët i kishin siguruar ata se ndërtesa ishte e sigurtë.

“Zyrtarët e qytetit Surfside na thanë që ndërtesa nuk ishte në gjendje të keqe. Askush kurrë, kurrë, kurrë nuk na tha se ajo ndërtesë ishte në gjendje kaq të keqe. Askush”, dëgjohet të thotë Susanna Alvarez. Tani po shtohen shqetësimet për një ndërtesë të ngjarshme apartamentesh aty pranë.

Kryetari i bashkisë së qytetit Sërfsajd Charles Burkett thotë se autoritetet po u bëjnë thirrje njerëzve të evakuohen – por jo me detyrim.

“Nuk e di në se do të ndjehesha rehat të qëndroja në atë godinë derisa të dija me siguri që është bërë një studim i imtësishëm për atë ndërtesë…”, tha zoti Burkett për programin This Week në rrjetin ABC.

Kryetarja e bashkisë së kontesë Majami-Dejd urdhëroi sot një kontroll të të gjitha ndërtesave mbi 40 vjeçare. KompleksChamplain Towers ishte ndërtuar në vitin 1981./VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shqipëria nuk ka as të majtë e as të djathtë!

Nga: Enio Civici Zgjedhjet përfunduan. Qeveria është surprizë. Opozita u konsolidua në pozicionin e saj. Pandemia vazhdon, vaksinimi po ashtu. SPAK-u fatmirësisht po dëgjohet. Temperaturat...

FOTO/ Amal Clooney shtatzënë? Ja çfarë thotë çifti

Më herët u pretendua se George dhe Amal Clooney ishin në pritje të binjakëve. Por duket se këto kanë qenë në kuadrin e thashethemeve,...

Teatri/ Veliaj nga Tokyo: Vendimi nuk bie ndesh me atë të Kushtetueses

Nga Tokyo, kryebashkiaku Veliaj ka komentuar vendimin e qeverisë, që i kalon në pronësi truallin e Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për "News24", Veliaj...

Një raport objektiv, që mjerisht nuk e ndihmon Shqipërinë

Nga: Preç Zogaj Objektiv: ky mund të ish te vlerësimi me një fjalë të vetme i raportit përfundimtar të OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet e 25 prillit....

Fshehu për 3 muaj tezen e vde*ur në bagazhin e makinës, për ti marrë pensionin

Një 55-vjeçar është vënë në pranga nga ana e policisë greke, pasi akuzohet për 'vrasje me paramendim' të tezes së tij. I prangosuri ishte...