E premte, 22 Janar, 2021
12 C
Tirana

Shehu: Nëse Shqipëria nuk fillon vaksinimin deri më 15 janar, do kemi pasoja

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu shprehet i shqetësuar për situatëne  pandemisë në Shqipëri, teksa vendet e tjera po bëhen gati për të marrë dozat e vaksinës, ndërsa vendi ynë mbetet pas.

Sipas tij, Shqipëria nuk fillon procesin e vaksinimit deri me 15 janar së paku për personelin shëndetësor, kemi një papërgjegjeshmëri me pasoja tragjike.

Ai thotë se në Shqipëri duhet të vijnë vetëm vaksina Covid të certifikuara nga EMA ose FDA, pra që mund të qarkullojnë në BE dhe SHBA.

Postimi i Shehut në Facebook

Cdo dite e humbur pa vaksina: vdekje, demtim shendeti, shpenzime per shendetesine, rrenim i ekonomise!

Ndersa kudo ka filluar vaksinimi Covid a po behen pregatitjet per 27 Dhjetorin, qarkullojne avione e kamjone me vaksina, perfundojne infrastrukturat, mobilizohen me mijera specialiste, ne Tirane degjohen vetem disa kukuvajka ndjellekeqe per te na bindur ne “largpamesine” e Rames, qe na la pa vaksina.

Nqs Europa etj luftojne per ta afruar qofte dhe me nje dite fillimin e vaksinimit, deklarojne edhe oraret, Qeveria Rama flet me tre mujore, edhe ato pa kontrate, pa emer vaksine, pa sasi e limite kohore, pa infrastrukture!

Dje edhe Serbia fqinje mori vaksinat e para Pfizer, Maqedonia e Veriut ne ditet e para te Janarit, sepse ata kontraktuan me prodhuesit a vendet kryesore, si ne kemi kerkuar prej shtatorit, pra:

—Nqs Shqiperia nuk fillon procesin e vaksinimit deri me 15 Janar se paku per personelin shendetesor, kemi nje papergjegjeshmeri me pasoja tragjike.

—Shqiperia ka nevoje ne total minimalisht per reth 5,5 M doza, sic kemi publikuar prej muajsh.

—Ne Shqiperi duhet te vijne vetem vaksina Covid te certifikuara nga EMA ose FDA, pra qe mund te qarkullojne ne BE, ShBA etj; cdo tjeter prurje perben shkelje te rende te sigurise medikamentoze.

—Shpenzimet buxhetore per kete proces do te arrinin ne reth 55 M E, krejt e mundeshme kjo, nqs do te ishte vepruar ne kohe pa u ngurtesuar te COVAX e pa bere ironi me propozimet tona.

Prandaj sot jemi perseri “delja e zeze” e Europes edhe per Vaksinimin, gje qe rrezikon te na beje te humbim edhe “levizjen e lire”, tejkalimi i se ciles varet tashme vetem nga zemergjeresia e partnereve, te cileve ne jemi duke ju lutur te na ndihmojne sado pak.

P.S: Fotot jane te arritjes se djeshme te vaksinave te para Pfizer ne Beograd!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Koronavirusi, Kapshtica mbetet e mbyllur deri më 8 shkurt

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të qëndrojë e mbyllur deri më datë...

“Hakmarrja është e pashmangshme”/ Lideri i Iranit kërcënon Donald Trump-in

Në llogarinë e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është bërë një postim që duket se është një lloj kërcënimi për ish-presidentin e...

Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, 289 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka njoftuar të premten se janë regjistruar edhe 14 viktima nga koronavirusi. “Rastet e vdekjes janë nga...

Në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika, arrestohet 52-vjeçari nga Kosova në Morinë

Një 52-vjeçar nga Kosova është arrestuar në nga policia në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës. Shtetasi i identifikuar me inicialet, A.V.,  52 vjeç, banues...

Përplasen dy makina në aksin Elbasan-Peqin, 4 të plagosur (Foto)

Një aksidenti automobilistik ka ndodhur mesditëne  sotme në aksin rrugon Elbasan-Peqin, ku dy automjete tip ''Benz'' dhe ''Toyota.'' Si pasojë e përplasjes, janë plagosur 4...