E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Shehu-Manastirliut: Fshehët viktimat, e mbushët vendin me vaksina kineze

Deputeti demokrat Tritan Shehu, shprehu shqetësimin nga foltorja e Kuvendit, se qeveria ka fshehur vdekjet si pasojë e pandemisë në vend. Teksa ka thirrur në interpelancë Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Shehu bëri ministren përgjegjëse kryesore për këtë që ka ndodhur. Gjatë interpelancës së thirrur nga vetë ai, deputeti i PD-së, Tritan Shehu akuzoi qeverinë për keqmenaxhim të pandemisë, duke u shprehur se po bëhet “sallatë ruse me vaksinat”.

DEBATI

Shehu: Këtë interpelancë e konsideroj të rëndësishme. Strategjia e vaksinimit është padiskutim një nga pjesët më të rëndësishme për përballjen me Covid-in. Sot po del në plan të parë e lidhur me kapacitetet, objektivat, sasinë e të vaksinuarve, dhe cilësine e vaksinave të përdorura. Fatkeqësisht vendi ynë nuk pati asnjëherë një strategji reale, transparente për përballjen me këtë pandemi. Kemi improvizime, mungesë profesionalizmi. Ishim të parët që ju thoshim kontraktoni direkt kompanitë. Na thoshit se nuk është e mundur, kur vende të tjera po e bënim. Kur ju thonim përgatituni për dozën e tretë, uljen e moshës në 12 vjeç, nuk dëgjonit.

Dikur nga kryeministri, Komiteti, betoheshin se do përdoreshin vetëm vaksina të sigurta të miratuata nga EMA, sot po e mbushni vendin me vaksina kineze. Tani po u themi për rivaksinimin e atyre që kanë marrë dozat e para, me një vaksinë të tretë të sigurt, ju heshtni. Shqiptarët meritojnë të vaksinohen me ato vaksina si grekët, italianët, dhe kosovarët. “Ballkani i Hapur” është i hapur edhe ndaj vaksinave të pacertifikuara. Jemi në nivelin e vaksinimit 33 për qind të popullsisë, kur Italia është 85 për qind, të mos përmendim vendet e tjera evropiane. Edhe Kosova përdor vetëm vaksina të ceritfikuara nga EMA.

Manastirliu: Jam e sigurt që edhe ju bini dakord me mua që informimi sa më i plotë dhe i saktë i qytetarëve, është themeli për mbarvajtjen e vaksinimit. Duke qenë e bindur që errësira e gënjështrave mund të zhduket duke u mbështetur të shkenca dhe faktet, më lejoni të rendis disa fakte të rëndësishme. Në vitin 2020 kur pandemia kishte disa muaj që na kishte mbërthyer, Ministria e Shëndetësisë hartoi Planin Kombëtar të Vaksinimit të hartuar nga ekspertët më të mirë. Nisi një proces i gjatë që vazhdon edhe sot. Ne rritëm kapacitetet, deri te shpërndarja e sigurt në 540 qendra vaksinimi në gjithë vendin. Qeveria shqiptare ia doli të fillonte vaksinimin në 11 janar të këtij viti, pak ditë pasi filloi në Evropë. Ne filluam negociatat direkte me Pfizer, 1 muaj para se vaksina të siguronte lejen. Falë COVAX-it, dhe dozave të mbërritura në mars arritëm të vaksinonim mësuesit në kohë shumë të shpejtë. Në mars siguruam edhe 500 mijë doza të tjera përmes Coronavax.

Lexo edhe :   Zjarr në ambientet e spitalit Covid 3/ Manastirliu: Po hetohen disa pista
Lexo edhe :   Vaksina: Dyqind euro për ta derdhur jashtë!

Që nga muaji korrik, çdo qytetar shqiptar ka akses të plotë të marrë falas dozën e vaksinës, kudo ku ai banon. 36 mln dollarë ka vënë në dispozicion qeveria shqiptare për ardhjen e vaksinave. Kemi hedhur të dhënat në portalin e-Albania, dhe çdo qytetar mund të lëviz në vendet e BE përmes Green Pass. Të gjitha vaksinat që janë përdorur dhe përdoren në Shqipëri, janë të miratuara nga OBSH-ja dhe agjenci të barnave. Nga 8 nëntori, SHBA-të do njohin për udhëtim vaksinat kineze. Janë kryer më shumë se 1 mln e 900 mijë vaksinime. Mbi 95 për qind janë të pavaksinuar ata që shtrohen me forma të rënda. Ndjej shumë keqardhje të dalë nga goja juaj si mjek, një shprehje si ajo “vaksina të pacertifikuara dhe të pasigurta”. Vendet e BE-së nuk janë të detyruar të ndjekin vetëm EMA-n, sepse kanë agjencitë e tyre të barnave.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...