E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Shehu jep alarmin: Koronavirusi i ri edhe te ne, qeveria të veprojë me urgjencë

Për ish-ministrin e Shëndetësisë, Tritan Shehu, mutacionet e koronavirusit kanë ardhur edhe në Shqipëri, pas rasteve të konfirmuara në Kosovë ditën e sotme.

Teksa kujton reagimet e krerëve të shteteve në vendet, ku është konfirmuar koronavirusi i ri, Shehu thekson se ndryshe nga ata kryeministri ynë vazhdon të heshtë, ndonëse duhej të vepronte me urgjencë.

Sipas tij, gjendja në vendin tonë do të vijë duke u përkeqësuar.

Postimi i Shehut në rrjetin social, Facebook

Alarmi per “Virusin e ndryshuar” e “qetesia” alla Zhvejk e Komitetit…ne fakt ne pritje te “zgjimit” te Rames!

Pa asnje dyshim keto forma virusale jane present dhe tek ne, gjetja e tre rasteve ne Kosove te paraprira nga shqetesimet e klinicisteve tane, jane sinjale serioze.

Por cuditerisht perfaqesuesja e atij Komiteti para 48 oresh nuk cfaqi asnje shqetesim per mundesine e pasojat e kesaj prezence, perkundrazi…

Ndersa dy dite me pare vete Kryeministri britanik dha alarmin!

Ne fakt gjendja jone, qe dhe pa kete paraqitet shume e rende, do te perkeqesohet:

–Ky virus me keto ndryshime ka nje shpejtesi perhapje 70% me te larte, pra kaq shtohen rastet e reja, presioni mbi sistemin shendetesor aktualisht te pa organizuar e  pa pregatitur.

–Sipas Kryeministrit britanik ky virus ka dhe nje gravitet te semundjes reth 30% me te larte, gje qe do te kerkoje edhe me shume se ai 70%, mjekime speciale, poste spitalore, reanimacioni etj.

Ndersa Kryeministri i yne vazhdon te heshte e Komiteti pa goje ben sikur as shikon e as degjon, kur duhej te veprohej me urgjence:

1-Te realizohen menjehere mbi 7500 teste PCR (molekulare) ne dite, kur dihet se keto ndryshime mund te dedektohen vetem nga ky lloj testimi.

2-Te liberalizohen testet e shpejta qe te gjenden lirshem ne farmaci, klinika, laboratore per te relizuar dhjetra mijra te tilla ne dite.

3-Mjeku i familjes akoma i pa mbrojtur e pa organizuar, duhet te plotesohet e angazhohet.

4-Spitalet periferike, asnje prej te cileve nuk ka klinike Covid operative, duhet te futen ne perballje.

5-Te angazhohen te gjitha postet e Reanimacioneve e te krijohen te reja te standarteve.

5-Te behen te gjitha perpjekjet qe te realizohet vaksinimi i popullesise, ceshtje per te cilen jemi ne fund te Europes dhe me nje perspektive mjaft te erret.

–Sot u miratua nga EMA edhe vaksina AstraZeneca per mbi 18 vjec, nje mundesi e re e madhe kjo, per te cilen duhej te ishte punuar.

Por qe keto te kryhen Shqiperise i duhet nje Kryeminister e Qeveri qe te reagoje menjehere per kete rrezik, sepse koha nuk pret deri me 25 Prill kur kjo do te ndodhe.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...