E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Shehaj në Berat, zbulon vendimin e parë që do marrë nëse zgjidhet në krye të PD

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj deklaroi se vendimi i parë që do të marrë nëse zgjidhet më 13 qershor, do të jetë ndrushimi i statutit. Gjatë një takimi me demokratët në Berat, Shehaj u shpreh se kryetari i cili do të humbasë zgjedhjet do të largohet, dhe nuk do të ketë mundësinë për të kandiduar përsëri.

Sipas Shehajt, Partia Demokratike duhet të zhvishet nga mentaliteti i humbësit dhe nga lehtësia me të cilën e pranon humbjen si të ishte vlerë.

Agron Shehaj: “Partia Demokratike duhet të zhvishet nga mentaliteti i humbësit dhe nga lehtësia me të cilën e pranon humbjen si të ishte vlerë. Ne nuk mund t’i lëvdojmë vendimet e gabuara e të themi “e provuam po nuk na eci” dhe pastaj të vazhdojmë njësoj.

Nëse zgjidhem kryetar, vendimi i parë që do ndërmarrë PD do të jetë ndryshimi i Statutit për të sanksionuar se kryetari që humb zgjedhjet largohet menjëherë, pa të drejtë rikandidimi, pa asnjë lloj justifikimi. Ky është standardi demokratik dhe evropian. Ngjitja pas karriges me çdo kusht është standard autokratik”.

Më 13 qershor, Partia Demokratike zhvillon zgjedhjet për kryetarin e ri. Përballë Lulzim Bashës, do të garojnë Edi Harxhi, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...