E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

Shehaj: Bashën e shoh si kandidatin më të fortë, do i njoh zgjedhjet në PD

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Agron Shehaj e cilëson kryedemokratin Lulzim Basha si kandidatin më të fortë, në zgjedhjet e 13 qershorit.

I ftuar në emisionin ”Frontline” në ”News 24”, Shehaj u shpreh se ka pranuar të futet në garë në këto kushte, dhe nuk do të bëjë kërkesë për t’i ndryshuar ato.

Ndër të tjera, Shehaj tha se ka për ta njohur rezultatin e zgjedhjeve në PD, por kjo s’do të thotë se nuk do të denoncojë parregullsitë.

Agron Shehaj: ”Nuk ka dyshim që Basha është kandidati që është më i forti midis të treve. Do e kisha bërë dhe menaxhuar ndryshe. Unë kam pranuar të marr pjesë në këto zgjedhje, s’kam ndërmend të bëj kërkesa për të ndryshuar. Mirëpritja varet. Unë do e njoh rezultatin, por s’do të thotë që mos them që ka parregullsira. I jam futur garës duke patur parasysh si është organizuar procesi. Mora vendim të marr pjesë në garë, s’kam tjetër. Do të duhej më shumë kohë për një garë reale, më të drejtë.”

Më 13 qershor, Partia Demokratike zhvillon zgjedhjet për kryetarin e ri. Përballë Lulzim Bashës, do të garojnë Edith Harxhi, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

‘Anëtarëve iu mohua e drejta për të votuar’, grupimi ‘Për PD’ zbardh shkeljet

Grupimi 'Për PD-në' ka dalë në një konferencë për media, ku kanë listuar arsyet pse Basha fitoi një mandat të tretë në krye të...

Euro 2020/ Dita hapet me Finlandë-Rusi, për rusët detyrim fitorja ndaj fqinjëve

Faza e grupeve të UEFA EURO 2020 hyn sot në xhiron e ndeshjeve të dyta. Finlanda përballet me Rusinë, Turqia përballet me Uellsin dhe...

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...