E martë, 30 Nëntor, 2021
8.5 C
Tirana

Shefi i burgut të Shënkollit vdiq në aksident/ Çfarë po ‘kurdisnin’ punonjësit e tij

Shefi i Regjistrimit të Brendshëm në burgun e Shënkollit, Arjan Bejtja, i cili humbi jetën në një aksident në aksin rrugor Lezhë-Laç, kishte marrë një telefonatë urgjente nga burgu i Shënkollit.

‘Report TV’ raporton se gjashtë punonjës të policisë së burgut ishin përfshirë në një shkelje të rëndë, pasi kishin tentuar të fusnin drogë për të dënuarit.

Mësohet se viktima është nisur në orët e mbrëmjes për të mbërritur drejt burgut, por gjatë rrugës, si pasojë e përplasjes me dy automjete të tjera, Bejtja ndërroi jetë.

Image result for Arjan Bejtja,

‘Report Tv’ zbulon se rasti i abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve, është zbuluar dy ditë më parë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, ndërsa emrat e punonjësve të pezulluar nga detyra ende nuk bëhen të ditur.

Punonjësit e pezulluar nga detyra kanë deklaruar se nuk ishin në dijeni se brenda ushqimit për të dënuarit kishte drogë, por ka dyshime se vetë ata janë të implikuar në këtë rast.

Deri në momentin kur të mësohet se nga e kanë marrë drogën efektivët e policisë së burgut, dhe për cilin të dënuar ishte lënda narkotike, 6 punonjësit do të vijojnë të qëndrojnë të pezulluar nga puna.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Aksident i qëllimshëm ndaj ish-kryeministrit Berisha? Ja ç’thotë truproja

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...